Jahja ibn Bukejri transmeton nga Lejthiu, e ky nga Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Nafi ibn Xhubejri, e ky nga Urve ibn Mugire se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi për të kryer nevojën, e, pasi u kthye, unë i hodha ujë. Kjo ka qenë në Betejën e Tebukut. Kështu, ai e lau fytyrën dhe deshi t'i pastrojë parakrahët, por mëngët e xhybes së tij ishin të ngushta, andaj i nxori (parakrahët) nën xhybe dhe i lau ata, pastaj u dha mes'h mesteve.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ، عَنِ اللَّيْثِ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ نَافِعِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الْمُغِيرَةِ، عَنْ أَبِيهِ الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ قَالَ: ذَهَبَ النَّبِيُّ ﷺ لِبَعْضِ حَاجَتِهِ، فَقُمْتُ أَسْكُبُ عَلَيْهِ الْمَاءَ - لاَ أَعْلَمُهُ إِلاَّ قَالَ: فِي غَزْوَةِ تَبُوكَ - فَغَسَلَ وَجْهَهُ، وَذَهَبَ يَغْسِلُ ذِرَاعَيْهِ فَضَاقَ عَلَيْهِ كُمُّ الْجُبَّةِ، فَأَخْرَجَهُمَا مِنْ تَحْتِ جُبَّتِهِ فَغَسَلَهُمَا ثُمَّ مَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ.