{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4451",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4451",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4451",
  "text": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Pejgamberi ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Kur ai sëmurej, ndonjëra prej nesh (grave) i lexonim lutje atij. Teksa unë isha duke i lexuar lutje, ai e ngriti kokën nga qielli dhe tha: “Në shoqërinë e lartë! Në shoqërinë e lartë!” Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit, erdhi me një degë të njomë (misvak) në dorë, të cilën Pejgamberi ﷺ e shikoi. Kuptova se ai kishte nevojë për të, andaj e mora misvakun, e kafshova majën, e shkunda e ia dhashë atij. Ai i pastroi dhëmbët si është më së miri. Pastaj ma dha, kurse dora iu lëshua, - ose ka thënë: misvaku i ra prej dorës. - Kështu, Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën në ditën e fundit të kësaj bote dhe ditën e parë të ahiretit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4451",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: تُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ فِي بَيْتِي وَفِي يَوْمِي، وَبَيْنَ سَحْرِي وَنَحْرِي، وَكَانَتْ إِحْدَانَا تُعَوِّذُهُ بِدُعَاءٍ إِذَا مَرِضَ، فَذَهَبْتُ أُعَوِّذُهُ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ إِلَى السَّمَاءِ وَقَالَ: \"فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى، فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى\". وَمَرَّ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي بَكْرٍ وَفِي يَدِهِ جَرِيدَةٌ رَطْبَةٌ، فَنَظَرَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ فَظَنَنْتُ أَنَّ لَهُ بِهَا حَاجَةً فَأَخَذْتُهَا، فَمَضَغْتُ رَأْسَهَا وَنَفَضْتُهَا فَدَفَعْتُهَا إِلَيْهِ، فَاسْتَنَّ بِهَا كَأَحْسَنِ مَا كَانَ مُسْتَنًّا ثُمَّ نَاوَلَنِيهَا فَسَقَطَتْ يَدُهُ - أَوْ سَقَطَتْ مِنْ يَدِهِ - فَجَمَعَ اللَّهُ بَيْنَ رِيقِي وَرِيقِهِ فِي آخِرِ يَوْمٍ مِنَ الدُّنْيَا وَأَوَّلِ يَوْمٍ مِنَ الآخِرَةِ.",
    "albanian": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Pejgamberi ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Kur ai sëmurej, ndonjëra prej nesh (grave) i lexonim lutje atij. Teksa unë isha duke i lexuar lutje, ai e ngriti kokën nga qielli dhe tha: “Në shoqërinë e lartë! Në shoqërinë e lartë!” Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit, erdhi me një degë të njomë (misvak) në dorë, të cilën Pejgamberi ﷺ e shikoi. Kuptova se ai kishte nevojë për të, andaj e mora misvakun, e kafshova majën, e shkunda e ia dhashë atij. Ai i pastroi dhëmbët si është më së miri. Pastaj ma dha, kurse dora iu lëshua, - ose ka thënë: misvaku i ra prej dorës. - Kështu, Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën në ditën e fundit të kësaj bote dhe ditën e parë të ahiretit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4451.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4451.json"
  }
}