{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4454",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4454",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4454",
  "text": "Zuhriu ka thënë: Më ka treguar Ebu Seleme se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Omeri u fliste njerëzve, doli Ebu Bekri dhe i tha: “Ulu, o Omer!” Ai refuzoi të ulet. Njerëzit u kthyen nga ai (Ebu Bekri) dhe e lanë Omerin. Ebu Bekri tha: “E, më pas; Ai që e ka adhuruar Muhamedin ﷺ, Muhamedi ﷺ tanimë ka vdekur, ndërsa ai që e adhuron Allahun, Allahu është i Gjallë e nuk vdes. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit. ” (Ali Imran, 144) Ibn Abasi shtoi: “Betohem në Allahun se, njerëzit (nga mërzia) sikur nuk e dinin se Allahu e kishte zbritur më parë këtë ajet, derisa e lexoi Ebu Bekri. Atëherë njerëzit e pranuan prej tij dhe çdo njeri dëgjohej duke e lexuar atë.” Seid ibn Musejebi më ka treguar se Omeri ka thënë: “Betohem në Allahun se, me të dëgjuar Ebu Bekrin duke e lexuar, u ligështova, saqë këmbët nuk më mbanin dhe, posa e lexoi këtë ajet, unë rashë përtokë. Vetëm atëherë kuptova se Pejgamberi ﷺ paskësh vdekur.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4454",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "قَالَ [الزُّهْرِيُّ]: وَحَدَّثَنِي أَبُو سَلَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ أَبَا بَكْرٍ، خَرَجَ وَعُمَرُ يُكَلِّمُ النَّاسَ فَقَالَ: اجْلِسْ يَا عُمَرُ، فَأَبَى عُمَرُ أَنْ يَجْلِسَ. فَأَقْبَلَ النَّاسُ إِلَيْهِ وَتَرَكُوا عُمَرَ، فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: أَمَّا بَعْدُ مَنْ كَانَ مِنْكُمْ يَعْبُدُ مُحَمَّدًا ﷺ فَإِنَّ مُحَمَّدًا قَدْ مَاتَ، وَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ يَعْبُدُ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ حَىٌّ لاَ يَمُوتُ، قَالَ اللَّهُ: ﴿وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ انقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ اللَّـهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّـهُ الشَّاكِرِينَ ﴾ [آل عمران: ١٤٤] وَقَالَ: وَاللَّهِ لَكَأَنَّ النَّاسَ لَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ أَنْزَلَ هَذِهِ الآيَةَ حَتَّى تَلاَهَا أَبُو بَكْرٍ، فَتَلَقَّاهَا مِنْهُ النَّاسُ كُلُّهُمْ فَمَا أَسْمَعُ بَشَرًا مِنَ النَّاسِ إِلاَّ يَتْلُوهَا. فَأَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ أَنَّ عُمَرَ قَالَ: وَاللَّهِ مَا هُوَ إِلاَّ أَنْ سَمِعْتُ أَبَا بَكْرٍ تَلاَهَا فَعَقِرْتُ حَتَّى مَا تُقِلُّنِي رِجْلاَىَ، وَحَتَّى أَهْوَيْتُ إِلَى الأَرْضِ حِينَ سَمِعْتُهُ تَلاَهَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَدْ مَاتَ!",
    "albanian": "Zuhriu ka thënë: Më ka treguar Ebu Seleme se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Omeri u fliste njerëzve, doli Ebu Bekri dhe i tha: “Ulu, o Omer!” Ai refuzoi të ulet. Njerëzit u kthyen nga ai (Ebu Bekri) dhe e lanë Omerin. Ebu Bekri tha: “E, më pas; Ai që e ka adhuruar Muhamedin ﷺ, Muhamedi ﷺ tanimë ka vdekur, ndërsa ai që e adhuron Allahun, Allahu është i Gjallë e nuk vdes. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit. ” (Ali Imran, 144) Ibn Abasi shtoi: “Betohem në Allahun se, njerëzit (nga mërzia) sikur nuk e dinin se Allahu e kishte zbritur më parë këtë ajet, derisa e lexoi Ebu Bekri. Atëherë njerëzit e pranuan prej tij dhe çdo njeri dëgjohej duke e lexuar atë.” Seid ibn Musejebi më ka treguar se Omeri ka thënë: “Betohem në Allahun se, me të dëgjuar Ebu Bekrin duke e lexuar, u ligështova, saqë këmbët nuk më mbanin dhe, posa e lexoi këtë ajet, unë rashë përtokë. Vetëm atëherë kuptova se Pejgamberi ﷺ paskësh vdekur.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4454.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4454.json"
  }
}