Sahihu i Buhariut — Hadithi 4462

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur iu rëndua sëmundja Pejgamberit ﷺ dhe e kaploi ligështia, Fatimja thoshte: “Ah, dhimbja e babait!” Atëherë, ai i tha: “Pas ditës së sotme, babai yt nuk do të ketë më dhimbje.” Pasi vdiq, ajo tha: “Babai im iu përgjigj Zotit që e thirri! Babai im e ka vendbanim xhenetin Firdeus! Për vdekjen e babait tim e lajmërojmë Xhibrilin!” Pasi e varrosën, Fatimja tha: “O Enes, si mundnit të hidhnit dhé mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ!?”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: لَمَّا ثَقُلَ النَّبِيُّ ﷺ جَعَلَ يَتَغَشَّاهُ، فَقَالَتْ فَاطِمَةُ - رَضي الله عنها -: وَاكَرْبَ أَبَاهُ! فَقَالَ: "لَيْسَ عَلَى أَبِيكِ كَرْبٌ بَعْدَ الْيَوْمِ". فَلَمَّا مَاتَ قَالَتْ: يَا أَبَتَاهْ، أَجَابَ رَبًّا دَعَاهُ، يَا أَبَتَاهْ مَنْ جَنَّةُ الْفِرْدَوْسِ مَأْوَاهُ، يَا أَبَتَاهْ إِلَى جِبْرِيلَ نَنْعَاهْ! فَلَمَّا دُفِنَ قَالَتْ فَاطِمَةُ - رَضي الله عنها -: يَا أَنَسُ، أَطَابَتْ أَنْفُسُكُمْ أَنْ تَحْثُوا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ التُّرَابَ!؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4462