Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, besimtarët do të tubohen dhe do të thonë: “Sikur të ndërmjetësonim te Zoti ynë (për ta filluar gjykimin) .” Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ti je babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet, melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, t'i ka mësuar emrat e çdo gjëje, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne, që të na largojë nga ky vend.” Ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë.” Pastaj e përmend mëkatin e vet dhe turpërohet e u thotë: “Shkoni te Nuhu, sepse ai është i dërguari i parë që Allahu ua ka dërguar banorëve të Tokës.” Kështu, shkojnë tek ai, por ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë.” Pastaj e përmend pyetjen e tij ndaj Zotit të vet për diçka që nuk kishte dituri dhe turpërohet e u thotë: “Shkoni te miku i Rrahmanit (Ibrahimi ﷺ) .” Kur shkojnë, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, andaj shkoni te Musai, një rob të cilit Allahu i ka folur dhe ia ka dhënë Tevratin.” Kur shkojnë, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë.” Kështu, e përmend vrasjen e padrejtë që kishte bërë dhe turpërohet prej Zotit të vet e u thotë: “Shkoni tek Isai, robi dhe i dërguari i Allahut, njëherazi fjala dhe fryma e Allahut.” Por, edhe ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, andaj shkoni te Muhamedi ﷺ, një rob që Allahu ia ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhmet.” Kur vijnë tek unë, unë shkoj te Zoti im, kërkoj leje dhe më jepet leja (për të vazhduar tutje) . Me të parë Zotin tim, unë bie në sexhde. Ai më lë në atë pozitë aq sa të dëshirojë, pastaj më thotë: “Ngrije kokën dhe kërko (ç'të duash) , do të të përmbushet ; fol (ç'të duash) , do të dëgjohesh dhe ndërmjetëso (për kë të duash) , do të të pranohet.” Unë do ta ngre kokën dhe do ta lavdëroj me diçka që Ai do të ma mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish) , të cilët do t'i fus në Xhenet. Pastaj kthehem sërish dhe, kur e shoh Zotin tim, veproj si më parë. Kur ndërmjetësoj, ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish) , të cilët do t'i fus në Xhenet. Pastaj sërish kthehem për së treti e për së katërti dhe them: “Nuk ka mbetur në Zjarr askush përveç atyre që Kurani ka përcaktuar të mos dalin dhe detyrimisht do të qëndrojnë aty përjetësisht.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Fjala “... përveç atyre që Kurani ka përcaktuar të mos dalin...” aludon në ajetin: “... (do të qëndrojnë) përgjithmonë në të...” (Bekare, 162)
حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ؛ وَقَالَ لِي خَلِيفَةُ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ عَنْ قَتَادَةَ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "يَجْتَمِعُ الْمُؤْمِنُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيَقُولُونَ: لَوِ اسْتَشْفَعْنَا إِلَى رَبِّنَا، فَيَأْتُونَ آدَمَ فَيَقُولُونَ: أَنْتَ أَبُو النَّاسِ، خَلَقَكَ اللَّهُ بِيَدِهِ وَأَسْجَدَ لَكَ مَلاَئِكَتَهُ، وَعَلَّمَكَ أَسْمَاءَ كُلِّ شَىْءٍ، فَاشْفَعْ لَنَا عِنْدَ رَبِّكَ حَتَّى يُرِيحَنَا مِنْ مَكَانِنَا هَذَا. فَيَقُولُ: لَسْتُ هُنَاكُمْ، وَيَذْكُرُ ذَنْبَهُ فَيَسْتَحِي، ائْتُوا نُوحًا؛ فَإِنَّهُ أَوَّلُ رَسُولٍ بَعَثَهُ اللَّهُ إِلَى أَهْلِ الأَرْضِ، فَيَأْتُونَهُ فَيَقُولُ: لَسْتُ هُنَاكُمْ، وَيَذْكُرُ سُؤَالَهُ رَبَّهُ مَا لَيْسَ لَهُ بِهِ عِلْمٌ فَيَسْتَحِي، فَيَقُولُ: ائْتُوا خَلِيلَ الرَّحْمَنِ، فَيَأْتُونَهُ فَيَقُولُ: لَسْتُ هُنَاكُمْ، ائْتُوا مُوسَى عَبْدًا كَلَّمَهُ اللَّهُ وَأَعْطَاهُ التَّوْرَاةَ، فَيَأْتُونَهُ فَيَقُولُ: لَسْتُ هُنَاكُمْ، وَيَذْكُرُ قَتْلَ النَّفْسِ بِغَيْرِ نَفْسٍ فَيَسْتَحِي مِنْ رَبِّهِ فَيَقُولُ: ائْتُوا عِيسَى عَبْدَ اللَّهِ وَرَسُولَهُ وَكَلِمَةَ اللَّهِ وَرُوحَهُ، فَيَقُولُ: لَسْتُ هُنَاكُمْ، ائْتُوا مُحَمَّدًا ﷺ عَبْدًا غَفَرَ اللَّهُ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ وَمَا تَأَخَّرَ، فَيَأْتُونِي فَأَنْطَلِقُ حَتَّى أَسْتَأْذِنَ عَلَى رَبِّي فَيُؤْذَنُ، فَإِذَا رَأَيْتُ رَبِّي وَقَعْتُ سَاجِدًا فَيَدَعُنِي مَا شَاءَ ثُمَّ يُقَالُ: ارْفَعْ رَأْسَكَ وَسَلْ تُعْطَهْ، وَقُلْ يُسْمَعْ، وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ. فَأَرْفَعُ رَأْسِي فَأَحْمَدُهُ بِتَحْمِيدٍ يُعَلِّمُنِيهِ، ثُمَّ أَشْفَعُ، فَيَحُدُّ لِي حَدًّا فَأُدْخِلُهُمُ الْجَنَّةَ، ثُمَّ أَعُودُ إِلَيْهِ، فَإِذَا رَأَيْتُ رَبِّي، مِثْلَهُ، ثُمَّ أَشْفَعُ فَيَحُدُّ لِي حَدًّا فَأُدْخِلُهُمُ الْجَنَّةَ ثُمَّ أَعُودُ الثَّالِثَةَ، ثُمَّ أَعُودُ الرَّابِعَةَ فَأَقُولُ: مَا بَقِيَ فِي النَّارِ إِلاَّ مَنْ حَبَسَهُ الْقُرْآنُ وَوَجَبَ عَلَيْهِ الْخُلُودُ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: "إِلاَّ مَنْ حَبَسَهُ الْقُرْآنُ "، يَعْنِي قَوْلَ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿خَالِدِينَ فِيهَا﴾ [البقرة: ١٦٢]