Sahihu i Buhariut — Hadithi 4480

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muniri na ka thënë: E kam dëgjuar Abdullah ibn Bekrin, e këtij i ka treguar Humejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdullah ibn Selami dëgjoi për shpërnguljen e të Dërguarit të Allahut ﷺ në Medinë, ishte në një arë duke vjelë, kështu që vajti e i tha: “Dua të të pyes për tri gjëra, të cilat i di vetëm një pejgamber.” Pastaj vazhdoi: “Cila është shenja e parë e shenjave të Kiametit? Cili është ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit? Si i ngjason fëmija babait dhe si u ngjason dajallarëve?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Xhibrili më lajmëroi pak më parë për këtë.” Abdullah ibn Selami tha: “Xhibrili?” Pejgamberi ﷺ tha: "Po.” Abdullahu tha: “Ai është armiku i hebrenjve nga radhët e melekëve.” Pasi Pejgamberi ﷺ recitoi ajetin: "Kush është armik i Xhibrilit? Ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut”, tha: “Shenja e parë prej shenjave të Kiametit është një zjarr që do t'i tubojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës. Ndërkaq, ngjasimi te fëmija ndodh kur burri bën marrëdhënie me gruan dhe sperma e tij ia parakalon spermës së saj, fëmija i ngjason burrit, në të kundërtën, i ngjason gruas.” Abdullahu tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut.” Pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut, hebrenjtë janë popull shpifës. Nëse marrin vesh për konvertimin tim në Islam para se t'i pyesësh, ata do të shpifin ndaj meje.” Kur hebrenjtë erdhën, Abdullahu hyri brenda dhe i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Çfarë burri është Abdullah ibn Selami në mesin tuaj?” Ata thanë: “Më i dituri dhe biri i më të diturit ndër ne, si dhe më i miri dhe biri i më të mirit ndër ne.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë nëse Abdullahu do ta pranonte Islamin?” Ata thanë: “Allahu e ruajttë nga kjo gjë!” Kështu, Abdullahu doli para tyre dhe tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Ata thanë: “Ai është më i keqi dhe djali i më të keqit ndër ne!” - dhe filluan ta ofendojnë në nderin e tij. (Abdullahu) tha: “Kjo është ajo prej së cilës kisha frikë, o i Dërguari i Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُنِيرٍ: سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ بَكْرٍ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ عَنْ أَنَسٍ قَالَ: سَمِعَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَلاَمٍ بِقُدُومِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَهُوَ فِي أَرْضٍ يَخْتَرِفُ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: إِنِّي سَائِلُكَ عَنْ ثَلاَثٍ لاَ يَعْلَمُهُنَّ إِلاَّ نَبِيٌّ، فَمَا أَوَّلُ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ؟ وَمَا أَوَّلُ طَعَامِ أَهْلِ الْجَنَّةِ؟ وَمَا يَنْزِعُ الْوَلَدُ إِلَى أَبِيهِ أَوْ إِلَى أُمِّهِ؟ قَالَ: "أَخْبَرَنِي بِهِنَّ جِبْرِيلُ آنِفًا". قَالَ: جِبْرِيلُ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: ذَاكَ عَدُوُّ الْيَهُودِ مِنَ الْمَلاَئِكَة، فَقَرَأَ هَذِهِ الآيَةَ: ﴿مَنْ كَانَ عَدُوًّا لِجِبْرِيلَ فَإِنَّهُ نَزَّلَهُ عَلَى قَلْبِكَ﴾ " أَمَّا أَوَّلُ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ فَنَارٌ تَحْشُرُ النَّاسَ مِنَ الْمَشْرِقِ إِلَى الْمَغْرِبِ، وَأَمَّا أَوَّلُ طَعَامِ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَزِيَادَةُ كَبِدِ الحُوتِ، وَإِذَا سَبَقَ مَاءُ الرَّجُلِ مَاءَ الْمَرْأَةِ نَزَعَ الْوَلَدَ، وَإِذَا سَبَقَ مَاءُ الْمَرْأَةِ نَزَعَتْ". قَالَ: أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ. يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ الْيَهُودَ قَوْمٌ بُهُتٌ، وَإِنَّهُمْ إِنْ يَعْلَمُوا بِإِسْلاَمِي قَبْلَ أَنْ تَسْأَلَهُمْ يَبْهَتُونِي. فَجَاءَتِ الْيَهُودُ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَىُّ رَجُلٍ عَبْدُ اللَّهِ فِيكُمْ؟" قَالُوا: خَيْرُنَا وَابْنُ خَيْرِنَا، وَسَيِّدُنَا وَابْنُ سَيِّدِنَا. قَالَ: "أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَسْلَمَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَلاَمٍ؟" فَقَالُوا: أَعَاذَهُ اللَّهُ مِنْ ذَلِكَ. فَخَرَجَ عَبْدُ اللَّهِ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ. فَقَالُوا: شَرُّنَا وَابْنُ شَرِّنَا، وَانْتَقَصُوهُ. قَالَ: فَهَذَا الَّذِي كُنْتُ أَخَافُ يَا رَسُولَ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4480