Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri ka thënë: “Fjala ime është përputhur me fjalën e Allahut në tri gjëra. Pata thënë: “O i Dërguari i Allahut, sikur vendin e Ibrahimit ta bëje vendfalje?!” Pastaj i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut, te ti po vijnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij! Sikur t'i urdhëroje nënat e besimtarëve të mbulohen?!” Atëherë zbriti ajeti i mbulesës. Po ashtu, kur më pati ardhur lajmi se Pejgamberi ﷺ kishte qortuar disa gra të veta, shkova tek ato dhe u thashë: “Po s'u ndalët, Allahu do t'ia mundësojë të Dërguarit të Tij ﷺ t'ju zëvendësojë me disa gra më të mira se ju.” Kur shkova te njëra prej grave të tij, më tha: “O Omer, a nuk paska i Dërguari i Allahut ﷺ fjalë për t'i këshilluar gratë e veta, por të mbeti ty ta bësh këtë?” Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: muslimane dhe besimtare, përulëse, penduese, lutëse (shumë) agjëruese, të veja dhe vasha. ” (Tahrim, 5) Ibn Ebu Merjemi ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky nga dëgjuar Enesin (duke treguar) nga Omeri.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ عُمَرُ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: وَافَقْتُ اللَّهَ فِي ثَلاَثٍ - أَوْ وَافَقَنِي رَبِّي فِي ثَلاَثٍ -. قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ لَوِ اتَّخَذْتَ مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى، وَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ يَدْخُلُ عَلَيْكَ الْبَرُّ وَالْفَاجِرُ، فَلَوْ أَمَرْتَ أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ بِالْحِجَابِ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ آيَةَ الْحِجَابِ. قَالَ: وَبَلَغَنِي مُعَاتَبَةُ النَّبِيِّ ﷺ بَعْضَ نِسَائِهِ، فَدَخَلْتُ عَلَيْهِنَّ قُلْتُ: إِنِ انْتَهَيْتُنَّ أَوْ لَيُبَدِّلَنَّ اللَّهُ رَسُولَهُ ﷺ خَيْرًا مِنْكُنَّ. حَتَّى أَتَيْتُ إِحْدَى نِسَائِهِ، قَالَتْ: يَا عُمَرُ، أَمَا فِي رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَا يَعِظُ نِسَاءَهُ حَتَّى تَعِظَهُنَّ أَنْتَ؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿ عَسَىٰ رَبُّهُ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبْدِلَهُ أَزْوَاجًا خَيْرًا مِّنكُنَّ مُسْلِمَاتٍ مُّؤْمِنَاتٍ قَانِتَاتٍ تَائِبَاتٍ عَابِدَاتٍ سَائِحَاتٍ ثَيِّبَاتٍ وَأَبْكَارًا﴾ [التحريم: ٥] وَقَالَ ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ أَيُّوبَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ: سَمِعْتُ أَنَسًا، عَنْ عُمَرَ.