Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para se të obligohej agjërimi i Ramazanit, agjërohej edhe dita e Ashures. Por, kur zbriti urdhri për agjërimin e Ramazanit, Pejgamberi ﷺ tha: “Kush dëshiron, le ta agjërojë (ditën e Ashures) , e, kush nuk dëshiron, le të hajë.”
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ عَاشُورَاءُ يُصَامُ قَبْلَ رَمَضَانَ، فَلَمَّا نَزَلَ رَمَضَانُ [قَالَ]: "مَنْ شَاءَ صَامَ، وَمَنْ شَاءَ أَفْطَرَ".