Sahihu i Buhariut — Hadithi 4513

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë fitnes së Ibn Zubejrit, dy burra vajtën e i thanë: - Njerëzit kanë humbur veten, kurse ti je Ibn Omeri, shoku i Pejgamberit ﷺ! Çfarë po të ndalon të dalësh? - Më ndalon fakti se Allahu ma ka ndaluar derdhjen e gjakut të vëllait tim, - tha Ibn Omeri. - A nuk ka thënë Allahu: “ Luftojini ata derisa të mos ketë fitne...”? - thanë ata. - Ne kemi luftuar derisa më nuk pati fitne dhe mbretëroi besimi vetëm për Allahun, kurse ju doni të luftoni që të përhapet fitneja dhe feja të jetë për dikë tjetër pos Allahut, - ua ktheu Ibn Omeri.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَتَاهُ رَجُلاَنِ فِي فِتْنَةِ ابْنِ الزُّبَيْرِ فَقَالاَ: إِنَّ النَّاسَ قَدْ ضُيِّعُوا وَأَنْتَ ابْنُ عُمَرَ وَصَاحِبُ النَّبِيِّ ﷺ، فَمَا يَمْنَعُكَ أَنْ تَخْرُجَ؟ فَقَالَ: يَمْنَعُنِي أَنَّ اللَّهَ حَرَّمَ دَمَ أَخِي. قَالاَ: أَلَمْ يَقُلِ اللَّهُ: ﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ﴾ ؟ فَقَالَ: قَاتَلْنَا حَتَّى لَمْ تَكُنْ فِتْنَةٌ، وَكَانَ الدِّينُ لِلَّهِ، وَأَنْتُمْ تُرِيدُونَ أَنْ تُقَاتِلُوا حَتَّى تَكُونَ فِتْنَةٌ، وَيَكُونَ الدِّينُ لِغَيْرِ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4513