{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4531",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4531",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4531",
  "text": "Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shibli, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu se Muxhahidi, për ajetin: “Gratë të cilave iu vdes burri...”, (Bekare, 234) ka thënë: “Pritja e përmendur në këtë ajet ka qenë e detyrueshme të bëhet në shtëpinë e burrit. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave...” (Bekare, 240) Allahu ia ka plotësuar asaj një vit të tërë, duke i lënë shtatë muaj e njëzet net si të drejtë të testamentit. Nëse ajo dëshiron, qëndron duke shfrytëzuar të drejtën e testamentit, por edhe mund të dalë me dëshirën e saj. Në këtë aludon ajeti: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Ndërkaq, koha bazë e pritjes (katër muaj e dhjetë ditë) është e obliguar për të. Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet e ka shfuqizuar normën e kalimit të kohës së pritjes në shtëpinë e burrit të saj duke i dhënë të drejtën që atë kohë ta kalojë ku të dëshirojë. Në këtë aludon pjesa e ajetit: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) Atai ka thënë: “Pra, nëse ajo dëshiron, kohën e pritjes mund ta kalojë në shtëpinë e burrit të vet, duke shfrytëzuar të drejtën e saj në testamentin e lënë. Përndryshe, nëse dëshiron, mund të dalë, duke u argumentuar me ajetin: “... Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Pastaj erdhi urdhri i trashëgimisë, i cili e shfuqizoi obligueshmërinë. Muhamed ibn Jusufi ka thënë: “Këtë na ka treguar Verkai nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi. Po ashtu, nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Atai, transmetohet se Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet ka shfuqizuar qëndrimin e saj në shtëpinë e burrit, por mund të qëndrojnë ku të dëshirojë, për shkak të fjalës së Allahut: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) ngjashëm.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4531",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ: حَدَّثَنَا شِبْلٌ عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ: ﴿وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا﴾ [البقرة: ٢٣٤] قَالَ: كَانَتْ هَذِهِ الْعِدَّةُ تَعْتَدُّ عِنْدَ [أَهْلِ] زَوْجِهَا وَاجِبٌ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا وَصِيَّةً لأَزْوَاجِهِمْ مَتَاعًا إِلَى الْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِي أَنْفُسِهِنَّ مِنْ مَعْرُوفٍ﴾ [البقرة: ٢٤٠] قَالَ: جَعَلَ اللَّهُ لَهَا تَمَامَ السَّنَةِ بِسَبْعَةَ أَشْهُرٍ وَعِشْرِينَ لَيْلَةً وَصِيَّةً، إِنْ شَاءَتْ سَكَنَتْ فِي وَصِيَّتِهَا، وَإِنْ شَاءَتْ خَرَجَتْ، وَهُوَ قَوْلُ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿غَيْرَ إِخْرَاجٍ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ﴾ [البقرة: ٢٤٠] فَالْعِدَّةُ كَمَا هِيَ وَاجِبٌ عَلَيْهَا، زَعَمَ ذَلِكَ عَنْ مُجَاهِدٍ. وَقَالَ عَطَاءٌ: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: نَسَخَتْ هَذِهِ الآيَةُ عِدَّتَهَا عِنْدَ أَهْلِهَا، فَتَعْتَدُّ حَيْثُ شَاءَتْ، وَهُوَ قَوْلُ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿غَيْرَ إِخْرَاجٍ﴾ . قَالَ عَطَاءٌ: إِنْ شَاءَتِ اعْتَدَّتْ عِنْدَ أَهْلِهِ وَسَكَنَتْ فِي وَصِيَّتِهَا، وَإِنْ شَاءَتْ خَرَجَتْ لِقَوْلِ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ﴾ . قَالَ عَطَاءٌ: ثُمَّ جَاءَ الْمِيرَاثُ فَنَسَخَ السُّكْنَى فَتَعْتَدُّ حَيْثُ شَاءَتْ، وَلاَ سُكْنَى لَهَا. وَعَنْ مُحَمَّدِ بْنِ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا وَرْقَاءُ عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، بِهَذَا. وَعَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ عَنْ عَطَاءٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: نَسَخَتْ هَذِهِ الآيَةُ عِدَّتَهَا فِي أَهْلِهَا، فَتَعْتَدُّ حَيْثُ شَاءَتْ لِقَوْلِ اللَّهِ تعالى: ﴿غَيْرَ إِخْرَاجٍ﴾ نَحْوَهُ.",
    "albanian": "Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shibli, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu se Muxhahidi, për ajetin: “Gratë të cilave iu vdes burri...”, (Bekare, 234) ka thënë: “Pritja e përmendur në këtë ajet ka qenë e detyrueshme të bëhet në shtëpinë e burrit. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave...” (Bekare, 240) Allahu ia ka plotësuar asaj një vit të tërë, duke i lënë shtatë muaj e njëzet net si të drejtë të testamentit. Nëse ajo dëshiron, qëndron duke shfrytëzuar të drejtën e testamentit, por edhe mund të dalë me dëshirën e saj. Në këtë aludon ajeti: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Ndërkaq, koha bazë e pritjes (katër muaj e dhjetë ditë) është e obliguar për të. Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet e ka shfuqizuar normën e kalimit të kohës së pritjes në shtëpinë e burrit të saj duke i dhënë të drejtën që atë kohë ta kalojë ku të dëshirojë. Në këtë aludon pjesa e ajetit: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) Atai ka thënë: “Pra, nëse ajo dëshiron, kohën e pritjes mund ta kalojë në shtëpinë e burrit të vet, duke shfrytëzuar të drejtën e saj në testamentin e lënë. Përndryshe, nëse dëshiron, mund të dalë, duke u argumentuar me ajetin: “... Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Pastaj erdhi urdhri i trashëgimisë, i cili e shfuqizoi obligueshmërinë. Muhamed ibn Jusufi ka thënë: “Këtë na ka treguar Verkai nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi. Po ashtu, nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Atai, transmetohet se Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet ka shfuqizuar qëndrimin e saj në shtëpinë e burrit, por mund të qëndrojnë ku të dëshirojë, për shkak të fjalës së Allahut: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) ngjashëm.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4531.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4531.json"
  }
}