Hibani më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Avniu se Muhamed ibn Sirini tregon: “Po rrija në një ndejë me disa burra të mëdhenj ensarë, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdurrahman ibn Ebu Lejla. Aty e përmenda hadithin e Abdullah ibn Utbes rreth çështjes së Subeja bint Harithit. Abdurrahmani tha: “Xhaxhai i tij nuk po thotë ashtu.” I thashë: “Do të kisha qenë shumë guximtar po të gënjeja për një burrë të Kufes”, - dhe Ibn Sirini e ngriti zërin. Pastaj dola dhe e takova Malik ibn Amirin, - ose Malik ibn Aufin, - dhe i thashë: “Çfarë mendimi ka Ibn Mesudi për gruan shtatzënë, së cilës i vdes burri?” Ai më tha: “Ibn Mesudi ka thënë: “Kur vjen puna për gjërat e rënda që kanë të bëjnë me të, i pranoni, e nuk pranoni lehtësimin e zbritur për të. Surja Bekare dihet se ka zbritur para sures Talak.” Ejubi transmeton nga Muhamedi se ka thënë: “E kam takuar Ebu Atije Malik ibn Amirin.”
حَدَّثَنِي حِبَّانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَوْنٍ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ قَالَ: جَلَسْتُ إِلَى مَجْلِسٍ فِيهِ عُظْمٌ مِنَ الأَنْصَارِ، وَفِيهِمْ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي لَيْلَى، فَذَكَرْتُ حَدِيثَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ فِي شَأْنِ سُبَيْعَةَ بِنْتِ الْحَارِثِ، فَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ: وَلَكِنَّ عَمَّهُ كَانَ لاَ يَقُولُ ذَلِكَ. فَقُلْتُ: إِنِّي لَجَرِيءٌ إِنْ كَذَبْتُ عَلَى رَجُلٍ فِي جَانِبِ الْكُوفَةِ - وَرَفَعَ صَوْتَهُ - قَالَ: ثُمَّ خَرَجْتُ فَلَقِيتُ مَالِكَ بْنَ عَامِرٍ - أَوْ مَالِكَ بْنَ عَوْفٍ - قُلْتُ: كَيْفَ كَانَ قَوْلُ ابْنِ مَسْعُودٍ فِي الْمُتَوَفَّى عَنْهَا زَوْجُهَا وَهِيَ حَامِلٌ؟ فَقَالَ: قَالَ ابْنُ مَسْعُودٍ: أَتَجْعَلُونَ عَلَيْهَا التَّغْلِيظَ، وَلاَ تَجْعَلُونَ لَهَا الرُّخْصَةَ؟ لَنَزَلَتْ سُورَةُ النِّسَاءِ الْقُصْرَى بَعْدَ الطُّولَى. وَقَالَ أَيُّوبُ عَنْ مُحَمَّدٍ: لَقِيتُ أَبَا عَطِيَّةَ مَالِكَ بْنَ عَامِرٍ.