Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Abdullahun, të birin e Ebu Mulejkes, e këtij i ka treguar Ibn Abasi se e ka dëgjuar vëllanë e të parit, Ebu Bekrin, të birin e Ebu Mulejkes, se Ubejd ibn Umejri tregon: “Një ditë, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua shokëve të Pejgamberit ﷺ: “Vallë, e dini përse ka zbritur ky ajet: “A do të dëshironte ndonjëri nga ju të ketë një kopsht...?!” (Bekare, 266) Ata thanë: “Allahu e di më së miri.” Si rrjedhojë, Omeri u nevrikos dhe tha: “Thoni ose e dimë, ose nuk e dimë!” Ibn Abasi tha: “O prijës i besimtarëve, diçka po më shkon ndërmend rreth kësaj.” Omeri tha: “O djali i vëllait tim, thuaje, mos e nënvlerëso veten.” Ibn Abasi tha: “Është përmendur si shembull për një vepër.” Omeri e pyeti: “Çfarë vepre?” Ibn Abasi tha: “Për një vepër.” Omeri ia priti: “Për një burrë të pasur, që i nënshtrohet Allahut të Lartësuar, porse pastaj Allahu ia dërgon shejtanin dhe ai fillon të bëjë mëkate derisa i fundos të gjitha veprat e mira.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي مُلَيْكَةَ يُحَدِّثُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: وَسَمِعْتُ أَخَاهُ أَبَا بَكْرِ بْنَ أَبِي مُلَيْكَةَ يُحَدِّثُ عَنْ عُبَيْدِ بْنِ عُمَيْرٍ قَالَ: قَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه - يَوْمًا لأَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ: فِيمَ تَرَوْنَ هَذِهِ الآيَةَ نَزَلَتْ: ﴿أَيَوَدُّ أَحَدُكُمْ أَنْ تَكُونَ لَهُ جَنَّةٌ﴾؟ [البقرة: ٢٦٦] قَالُوا: اللَّهُ أَعْلَمُ. فَغَضِبَ عُمَرُ فَقَالَ: قُولُوا: نَعْلَمُ أَوْ لاَ نَعْلَمُ. فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فِي نَفْسِي مِنْهَا شَىْءٌ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ. قَالَ عُمَرُ: يَا ابْنَ أَخِي قُلْ وَلاَ تَحْقِرْ نَفْسَكَ. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: ضُرِبَتْ مَثَلاً لِعَمَلٍ. قَالَ عُمَرُ: أَىُّ عَمَلٍ؟ قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: لِعَمَلٍ. قَالَ عُمَرُ: لِرَجُلٍ غَنِيٍّ يَعْمَلُ بِطَاعَةِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ، ثُمَّ بَعَثَ اللَّهُ لَهُ الشَّيْطَانَ فَعَمِلَ بِالْمَعَاصِي حَتَّى أَغْرَقَ أَعْمَالَهُ. ﴿فَصُرْهُنَّ﴾: قَطِّعْهُنَّ.