Ali ibn Ebu Hashimi na ka thënë se e ka dëgjuar Hushejmin, e këtij i ka rrëfyer Avam ibn Haushebi, e ky nga Ibrahim ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë nxori një produkt në treg dhe filloi të betohej në Allahun se i kishin ofruar një çmim më të lartë, porse nuk e kishte shitur, - në mënyrë që t'ia hidhte ndonjë muslimani. - Pastaj zbriti ajeti: "Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve, e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ - هُوَ ابْنُ أَبِي هَاشِمٍ -: سَمِعَ هُشَيْمًا: أَخْبَرَنَا الْعَوَّامُ بْنُ حَوْشَبٍ عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَجُلاً أَقَامَ سِلْعَةً فِي السُّوقِ، فَحَلَفَ فِيهَا لَقَدْ أُعْطَى بِهَا مَا لَمْ يُعْطَهُ - لِيُوقِعَ فِيهَا رَجُلاً مِنَ الْمُسْلِمِينَ -، فَنَزَلَتْ: ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّـهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَـٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّـهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾ [آلُ عِمْرَانَ: ٧٧]