Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ky ajet: “Kur dy grupe nga ju, të shtyrë nga frika, menduan të ktheheshin, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre...” ka zbritur për ne. Dy grupet në fjalë jemi: fisi benu harithe dhe benu seleme. Nuk do të dëshiroja, - ose ka thënë: Nuk do të më gëzonte, - të mos zbriste, sepse Allahu aty thotë: “... Allahu është ndihmues i tyre...” (Ali Imran, 122)
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّه - رضى الله عنهما - يَقُولُ: فِينَا نَزَلَتْ: ﴿ إِذْ هَمَّتْ طَائِفَتَانِ مِنْكُمْ أَنْ تَفْشَلاَ وَاللَّهُ وَلِيُّهُمَا...﴾ [آلِ عِمْرَانَ: ١٢٢] قَالَ: نَحْنُ الطَّائِفَتَانِ، بَنُو حَارِثَةَ وَبَنُو سَلِمَةَ، وَمَا نُحِبُّ - وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: وَمَا يَسُرُّنِي - أَنَّهَا لَمْ تُنْزَلْ لِقَوْلِ اللَّهِ: ﴿... وَاللَّهُ وَلِيُّهُمَا...﴾ [آلِ عِمْرَانَ: ١٢٢]