{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/456",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/456",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 456",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Jahjai, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira i vajti për t'i kërkuar ndihmë rreth pagesës së lirimit nga robëria, me këste. Ajo i tha: “Nëse dëshiron, ia paguaj çmimin familjes sate, me kusht që merita e çrobërimit tënd të më takojë mua.” Atëherë, familja e Berirës i thanë (Aishes): “Nëse dëshiron, mund t'ia paguash pjesën e mbetur (të çmimit të lirimit). - Sufjani tha njëherë: “Nëse dëshiron, mund ta çrobërosh”, - por me kusht që merita e çrobërimit të saj të na takojë neve.” Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja ia tregoi ngjarjen, e në atë rast ai tha: “Blije prej tyre dhe çrobëroje , sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në minber, - Sufjani tha njëherë: “I Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber”, - dhe tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Kush vë kusht që nuk përkon me Librin e Allahut nuk i pranohet, edhe nëse i vë njëqind kushte.” Këtë e ka transmetuar edhe Maliku nga Jahjai, e ky nga Amra se Berira, por nuk e ka përmendur: hipi në minber. Aliu ka thënë: “Jahja dhe Abdulvehabi kanë thënë: “... nga Jahjai, e ky nga Amra, ngjashëm.” Ndërkaq, Xhafer ibn Avniu ka thënë: “Nga Jahjai.” Ka thënë: “E kam dëgjuar Amrën duke thënë: “E kam dëgjuar Aishen.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 456",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عَمْرَةَ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: أَتَتْهَا بَرِيرَةُ تَسْأَلُهَا فِي كِتَابَتِهَا فَقَالَتْ: إِنْ شِئْتِ أَعْطَيْتُ أَهْلَكِ وَيَكُونُ الْوَلاَءُ لِي. وَقَالَ أَهْلُهَا: إِنْ شِئْتِ أَعْطَيْتِهَا مَا بَقِيَ - وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: إِنْ شِئْتِ أَعْتَقْتِهَا - وَيَكُونُ الْوَلاَءُ لَنَا. فَلَمَّا جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ذَكَّرَتْهُ ذَلِكَ فَقَالَ: \"ابْتَاعِيهَا فَأَعْتِقِيهَا، فَإِنَّ الْوَلاَءَ لِمَنْ أَعْتَقَ\". ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى الْمِنْبَرِ - وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: فَصَعِدَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى الْمِنْبَرِ - فَقَالَ: \"مَا بَالُ أَقْوَامٍ يَشْتَرِطُونَ شُرُوطًا لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ: مَنِ اشْتَرَطَ شَرْطًا لَيْسَ فِي كِتَابِ اللَّهِ فَلَيْسَ لَهُ، وَإِنِ اشْتَرَطَ مِائَةَ مَرَّةٍ\". رَوَاهُ مَالِكٌ عَنْ يَحْيَى عَنْ عَمْرَةَ أَنَّ بَرِيرَةَ. وَلَمْ يَذْكُرْ صَعِدَ الْمِنْبَرَ. قَالَ عَلِيٌّ: قَالَ يَحْيَى وَعَبْدُ الْوَهَّابِ عَنْ يَحْيَى عَنْ عَمْرَةَ. وَقَالَ جَعْفَرُ بْنُ عَوْنٍ عَنْ يَحْيَى قَالَ: سَمِعْتُ عَمْرَةَ قَالَتْ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Jahjai, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira i vajti për t'i kërkuar ndihmë rreth pagesës së lirimit nga robëria, me këste. Ajo i tha: “Nëse dëshiron, ia paguaj çmimin familjes sate, me kusht që merita e çrobërimit tënd të më takojë mua.” Atëherë, familja e Berirës i thanë (Aishes): “Nëse dëshiron, mund t'ia paguash pjesën e mbetur (të çmimit të lirimit). - Sufjani tha njëherë: “Nëse dëshiron, mund ta çrobërosh”, - por me kusht që merita e çrobërimit të saj të na takojë neve.” Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja ia tregoi ngjarjen, e në atë rast ai tha: “Blije prej tyre dhe çrobëroje , sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në minber, - Sufjani tha njëherë: “I Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber”, - dhe tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Kush vë kusht që nuk përkon me Librin e Allahut nuk i pranohet, edhe nëse i vë njëqind kushte.” Këtë e ka transmetuar edhe Maliku nga Jahjai, e ky nga Amra se Berira, por nuk e ka përmendur: hipi në minber. Aliu ka thënë: “Jahja dhe Abdulvehabi kanë thënë: “... nga Jahjai, e ky nga Amra, ngjashëm.” Ndërkaq, Xhafer ibn Avniu ka thënë: “Nga Jahjai.” Ka thënë: “E kam dëgjuar Amrën duke thënë: “E kam dëgjuar Aishen.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/456.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/456.json"
  }
}