Sahihu i Buhariut — Hadithi 4567

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur i Dërguari i Allahut ﷺ dilte për në betejë, disa hipokritë ndaleshin dhe gëzoheshin që nuk kishin shkuar me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye, ata filluan t'i arsyetoheshin e t'i betoheshin dhe dëshironin të lavdëroheshin për diçka që nuk e kishin punuar. Atëherë zbriti ajeti: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar...” (Ali Imran, 188)

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي زَيْدُ بْنُ أَسْلَمَ عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رِجَالاً مِنَ الْمُنَافِقِينَ، عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، كَانَ إِذَا خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى الْغَزْوِ تَخَلَّفُوا عَنْهُ، وَفَرِحُوا بِمَقْعَدِهِمْ خِلاَفَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَإِذَا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، اعْتَذَرُوا إِلَيْهِ وَحَلَفُوا، وَأَحَبُّوا أَنْ يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا، فَنَزَلَتْ: ﴿ لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا أَتَوا وَّيُحِبُّونَ أَن يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا﴾ [آلِ عِمْرِانَ: ١٨٨]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4567