Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Mean ibn Isai, e ky nga Maliku, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Abdullah ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një natë bujti te tezja e tij, Mejmunia, gruaja e Pejgamberit ﷺ, dhe rrëfen: “Unë u shtriva në shtrat për së gjeri, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ me gruan e tij u shtrinë për së gjati. Pejgamberi ﷺ fjeti përafërsisht deri në mesnatë, ndoshta më shumë ose më pak. Kur u zgjua, filloi ta largojë gjumin nga fytyra me duar dhe i lexoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran. Pastaj shkoi te një shakull e varur në mur dhe mori abdes prej saj duke e përsosur në formën më të mirë. Pastaj u ngrit të falej. Unë u ngrita dhe veprova njëjtë sikurse ai, pastaj i shkova pranë dhe u pozicionova anash tij. Ai ma vendosi dorën e djathtë në kokë, më kapi për veshi të djathtë dhe ma fërkoi ngadalë. I fali dy rekate, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera dhe, në fund, e fali vitrin. Më pas u shtri derisa erdhi muezini, e në atë rast u ngrit, i fali dy rekate të shkurtra dhe doli për ta falur sabahun.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مَعْنُ بْنُ عِيسَى عَنْ مَالِكٍ، عَنْ مَخْرَمَةَ بْنِ سُلَيْمَانَ، عَنْ كُرَيْبٍ مَوْلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ بَاتَ عِنْدَ مَيْمُونَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ، وَهِيَ خَالَتُهُ قَالَ: فَاضْطَجَعْتُ فِي عَرْضِ الْوِسَادَةِ، وَاضْطَجَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَهْلُهُ فِي طُولِهَا، فَنَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى انْتَصَفَ اللَّيْلُ، أَوْ قَبْلَهُ بِقَلِيلٍ، أَوْ بَعْدَهُ بِقَلِيلٍ، ثُمَّ اسْتَيْقَظَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَجَعَلَ يَمْسَحُ النَّوْمَ عَنْ وَجْهِهِ بِيَدَيْهِ، ثُمَّ قَرَأَ الْعَشْرَ الآيَاتِ الْخَوَاتِمَ مِنْ سُورَةِ آلِ عِمْرَانَ، ثُمَّ قَامَ إِلَى شَنٍّ مُعَلَّقَةٍ فَتَوَضَّأَ مِنْهَا فَأَحْسَنَ وُضُوءَهُ. ثُمَّ قَامَ يُصَلِّي، فَصَنَعْتُ مِثْلَ مَا صَنَعَ، ثُمَّ ذَهَبْتُ فَقُمْتُ إِلَى جَنْبِهِ، فَوَضَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَهُ الْيُمْنَى عَلَى رَأْسِي، وَأَخَذَ بِأُذُنِي الْيُمْنَى يَفْتِلُهَا، فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ أَوْتَرَ. ثُمَّ اضْطَجَعَ حَتَّى جَاءَهُ الْمُؤَذِّنُ، فَقَامَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ خَفِيفَتَيْنِ، ثُمَّ خَرَجَ فَصَلَّى الصُّبْحَ.