Sahihu i Buhariut — Hadithi 4572

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një natë bujti te tezja e tij, Mejmunia, gruaja e Pejgamberit ﷺ, dhe tregon: “Unë u shtriva në shtrat për së gjeri, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ me gruan e tij u shtrinë për së gjati.” I Dërguari i Allahut ﷺ fjeti përafërsisht deri në mesnatë, ndoshta pak më shumë a më pak. Kur u zgjua, filloi ta fshijë ftyrën me duar që të largonte gjumin dhe i lexoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran. Pastaj shkoi te një trastë e varur në mur dhe mori abdes prej saj duke e përsosur në formën më të mirë, pastaj u ngrit të falej. Unë u ngrita dhe veprova sikurse ai, pastaj i shkova pranë dhe u pozicionova anash tij. Ai ma vendosi dorën e djathtë në kokë, më kapi për veshi të djathtë dhe ma fërkoi ngadalë. Kështu, i fali dy rekate, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera dhe, në fund, e fali vitrin. Më pas u shtri derisa erdhi muezini, e në atë rast u ngrit, i fali dy rekate të shkurta dhe doli për ta falur sabahun.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ عَنْ مَالِكٍ، عَنْ مَخْرَمَةَ بْنِ سُلَيْمَانَ، عَنْ كُرَيْبٍ، مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ بَاتَ عِنْدَ مَيْمُونَةَ زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ، وَهِيَ خَالَتُهُ قَالَ: فَاضْطَجَعْتُ فِي عَرْضِ الْوِسَادَةِ، وَاضْطَجَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَهْلُهُ فِي طُولِهَا. فَنَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى إِذَا انْتَصَفَ اللَّيْلُ، أَوْ قَبْلَهُ بِقَلِيلٍ، أَوْ بَعْدَهُ بِقَلِيلٍ، ثُمَّ اسْتَيْقَظَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَجَعَلَ يَمْسَحُ النَّوْمَ عَنْ وَجْهِهِ بِيَدِهِ، ثُمَّ قَرَأَ الْعَشْرَ الآيَاتِ الْخَوَاتِمَ مِنْ سُورَةِ آلِ عِمْرَانَ، ثُمَّ قَامَ إِلَى شَنٍّ مُعَلَّقَةٍ فَتَوَضَّأَ مِنْهَا، فَأَحْسَنَ وُضُوءَهُ، ثُمَّ قَامَ يُصَلِّي. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فَقُمْتُ فَصَنَعْتُ مِثْلَ مَا صَنَعَ، ثُمَّ ذَهَبْتُ فَقُمْتُ إِلَى جَنْبِهِ، فَوَضَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَهُ الْيُمْنَى عَلَى رَأْسِي، وَأَخَذَ بِأُذُنِي الْيُمْنَى يَفْتِلُهَا، فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ أَوْتَرَ، ثُمَّ اضْطَجَعَ حَتَّى جَاءَهُ الْمُؤَذِّنُ، فَقَامَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ خَفِيفَتَيْنِ، ثُمَّ خَرَجَ فَصَلَّى الصُّبْحَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4572