Sahihu i Buhariut — Hadithi 4573

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë kishte një jetime nën përkujdesje dhe ishte martuar me të. Ajo posedonte një kopsht hurmash, andaj ai e mbante për shkak të tyre dhe asgjë tjetër tek ajo nuk e tërhiqte. Atëherë zbriti ajeti: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve...” (Nisa, 3) Mendoj se ka thënë: “Ajo ishte bashkëpronare me të në atë kopsht hurmash dhe në pasurinë e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ رَجُلاً كَانَتْ لَهُ يَتِيمَةٌ فَنَكَحَهَا، وَكَانَ لَهَا عَذْقٌ، وَكَانَ يُمْسِكُهَا عَلَيْهِ، وَلَمْ يَكُنْ لَهَا مِنْ نَفْسِهِ شَىْءٌ، فَنَزَلَتْ فِيهِ: ﴿وَإِنْ خِفْتُمْ أَنْ لاَ تُقْسِطُوا فِي الْيَتَامَى﴾ [النِسَاءُ: ٣] أَحْسِبُهُ قَالَ: كَانَتْ شَرِيكَتَهُ فِي ذَلِكَ الْعَذْقِ وَفِي مَالِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4573