{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4574",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4574",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4574",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi se Urve ibn Zubejri tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin: “Nëse keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve...” (Nisa, 3) Ajo iu përgjigj: “O biri i motrës sime, është fjala për jetimen, e cila jeton në shtëpinë e kujdestarit të saj dhe njëherazi me hisen e saj merr pjesë në pasurinë e tij, ndërkohë atij i pëlqen pasuria dhe bukuria e saj, andaj dëshiron të martohet me të pa qenë i drejtë në mehrin ndaj saj dhe nuk ia jep mehrin njëjtë sikurse të tjerët. Prandaj, u është ndaluar të martohen me to, përveç nëse tregohen të drejtë dhe u japin mehër aq sa u takon sipas traditës, ndërsa u është lejuar të martohen me këdo prej grave të tjera. Por, njerëzit sërish e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ (rreth kësaj çështjeje), e në atë rast Allahu e zbriti ajetin: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t'i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to...” (Nisa, 127) Në këtë ajet, fjalët: “... dhe Libri që ju lexohet...” aludojnë në ajetin e përmendur pak më parë (ajetin e tretë të sures Nisa), kurse ajeti i dytë (Nisa, 127) aludojnë në atë se, përderisa dikush prej jush shmanget nga martesa me jetimen që e ka nën përkujdesje, për shkak se ajo posedon pak pasuri dhe nuk është e bukur, atëherë ju është ndaluar që të martoheni me jetimet vetëm për hir të pasurisë dhe bukurisë së tyre, përveç nëse tregoheni të drejtë (në mehër).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4574",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّهُ سَأَلَ عَائِشَةَ عَنْ قَوْلِ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿وَإِنْ خِفْتُمْ أَنْ لاَ تُقْسِطُوا فِي الْيَتَامَى﴾ [النِسَاءُ: ٣] فَقَالَتْ: يَا ابْنَ أُخْتِي، هَذِهِ الْيَتِيمَةُ تَكُونُ فِي حَجْرِ وَلِيِّهَا، تَشْرَكُهُ فِي مَالِهِ، وَيُعْجِبُهُ مَالُهَا وَجَمَالُهَا، فَيُرِيدُ وَلِيُّهَا أَنْ يَتَزَوَّجَهَا بِغَيْرِ أَنْ يُقْسِطَ فِي صَدَاقِهَا، فَيُعْطِيَهَا مِثْلَ مَا يُعْطِيهَا غَيْرُهُ، فَنُهُوا عَنْ ذَلِكَ إِلَّا أَنْ يُقْسِطُوا لَهُنَّ، وَيَبْلُغُوا لَهُنَّ أَعْلَى سُنَّتِهِنَّ فِي الصَّدَاقِ. فَأُمِرُوا أَنْ يَنْكِحُوا مَا طَابَ لَهُمْ مِنَ النِّسَاءِ سِوَاهُنَّ. قَالَ عُرْوَةُ: قَالَتْ عَائِشَةُ: وَإِنَّ النَّاسَ اسْتَفْتَوْا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعْدَ هَذِهِ الآيَةِ فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿وَيَسْتَفْتُونَكَ فِي النِّسَاءِ﴾ [النِسَاءُ: ١٢٧] قَالَتْ عَائِشَةُ: وَقَوْلُ اللَّهِ تَعَالَى فِي آيَةٍ أُخْرَى: ﴿وَتَرْغَبُونَ أَنْ تَنْكِحُوهُنَّ﴾ [النِسَاءُ: ١٢٧] رَغْبَةُ أَحَدِكُمْ عَنْ يَتِيمَتِهِ حِينَ تَكُونُ قَلِيلَةَ الْمَالِ وَالْجَمَالِ. قَالَتْ: فَنُهُوا أَنْ يَنْكِحُوا عَنْ مَنْ رَغِبُوا فِي مَالِهِ وَجَمَالِهِ فِي يَتَامَى النِّسَاءِ، إِلاَّ بِالْقِسْطِ، مِنْ أَجْلِ رَغْبَتِهِمْ عَنْهُنَّ إِذَا كُنَّ قَلِيلاَتِ الْمَالِ وَالْجَمَالِ.",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi se Urve ibn Zubejri tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin: “Nëse keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve...” (Nisa, 3) Ajo iu përgjigj: “O biri i motrës sime, është fjala për jetimen, e cila jeton në shtëpinë e kujdestarit të saj dhe njëherazi me hisen e saj merr pjesë në pasurinë e tij, ndërkohë atij i pëlqen pasuria dhe bukuria e saj, andaj dëshiron të martohet me të pa qenë i drejtë në mehrin ndaj saj dhe nuk ia jep mehrin njëjtë sikurse të tjerët. Prandaj, u është ndaluar të martohen me to, përveç nëse tregohen të drejtë dhe u japin mehër aq sa u takon sipas traditës, ndërsa u është lejuar të martohen me këdo prej grave të tjera. Por, njerëzit sërish e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ (rreth kësaj çështjeje), e në atë rast Allahu e zbriti ajetin: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t'i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to...” (Nisa, 127) Në këtë ajet, fjalët: “... dhe Libri që ju lexohet...” aludojnë në ajetin e përmendur pak më parë (ajetin e tretë të sures Nisa), kurse ajeti i dytë (Nisa, 127) aludojnë në atë se, përderisa dikush prej jush shmanget nga martesa me jetimen që e ka nën përkujdesje, për shkak se ajo posedon pak pasuri dhe nuk është e bukur, atëherë ju është ndaluar që të martoheni me jetimet vetëm për hir të pasurisë dhe bukurisë së tyre, përveç nëse tregoheni të drejtë (në mehër).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4574.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4574.json"
  }
}