Sahihu i Buhariut — Hadithi 4576

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ahmed ibn Humejdi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullah Eshxhaiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “E kur në ndarjen e trashëgimisë të jenë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit...”, (Nisa, 8) ka thënë: “Ky ajet është i vlefshëm dhe nuk është shfuqizuar.” Transmetimin e Ikrimes e ka fuqizuar Seidi nga Ibn Abasi.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ حُمَيْدٍ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ الأَشْجَعِيُّ عَنْ سُفْيَانَ، عَنِ الشَّيْبَانِيِّ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: ﴿وَإِذَا حَضَرَ الْقِسْمَةَ أُولُو الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينُ﴾ [النِسِاءُ: ٨] قَالَ: هِيَ مُحْكَمَةٌ، وَلَيْسَتْ بِمَنْسُوخَةٍ. تَابَعَهُ سَعِيدٌ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4576