Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri erdhën te benu Seleme të më vizitonin, ndërkohë unë isha i sëmurë pa vetëdije. Ai mori abdes dhe më spërkati me ujin e enës ku kishte marrë abdes. Me t'u kthjellur, e pyeta: “Çfarë më propozon të bëj me pasurinë time, o i Dërguari i Allahut?” Atëherë zbriti ajeti i trashëgimisë: “Allahu ju urdhëron për trashëgiminë e fëmijëve tuaj...” (Nisa, 11)
حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ مُنْكَدِرٍ عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: عَادَنِي النَّبِيُّ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ فِي بَنِي سَلِمَةَ مَاشِيَيْنِ فَوَجَدَنِي النَّبِيُّ ﷺ لاَ أَعْقِلُ، فَدَعَا بِمَاءٍ فَتَوَضَّأَ مِنْهُ، ثُمَّ رَشَّ عَلَىَّ، فَأَفَقْتُ. فَقُلْتُ: مَا تَأْمُرُنِي أَنْ أَصْنَعَ فِي مَالِي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَنَزَلَتْ: ﴿يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ﴾ [النِسَاءُ: ١١]