{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4581",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4581",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4581",
  "text": "Muhamed ibn Abdulazizi na ka treguar: Na ka rrëfyer Ebu Omer Hafs ibn Mejsera nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, disa njerëz pyetën: “O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit?” Ai iu përgjigj: “Po . A shtyheni për ta parë Diellin në mesditë, kur shkëlqen dhe nuk ka re?” Ata thanë: “Jo.” Ai vazhdoi: “Po Hënën e plotë, në mes të muajit, kur shndrit dhe nuk ka re, ju pengon diçka për ta parë?” Ata thanë sërish: “Jo.” Ai vazhdoi: “Kështu pra, Ditën e Kiametit nuk do të pengoheni për ta parë Allahun e Madhërishëm siç nuk pengoheni për ta parë Diellin dhe Hënën. Ditën e Kiametit, dikush do të thërrasë: “Çdo umet le ta ndjekë atë që ka adhuruar!” Kështu, të gjithë ata që adhuronin dikë tjetër pos Allahut, bie fjala, idhuj e puta, bien në Zjarr dhe mbeten vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë, si dhe disa që kanë mbetur nga radhët e ithtarëve të Librit. Thirren hebrenjtë dhe u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Uzejrin, të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Zoti ynë, etja na ka kapluar, andaj na furnizo me pije!” U bëhet me shenjë: “A nuk shkoni të pini (atje) ?” Kështu, ata tubohen drejt Zjarrit, i cili shkatërron çdo gjë brenda tij, ndërsa atyre u duket si mirazh uji, andaj bien në të. Pastaj thirren të krishterët dhe u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Isain, birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte. Çfarë dëshironi?” Dhe u ndodh ajo që u ndodh të parëve. Në fund, mbesin vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë. Atëherë u vete Zoti i botëve, me pamje ndryshe nga hera e parë dhe u thuhet: “Çfarë po prisni? Çdo umet duhet ta ndjekë atë që e ka adhuruar.” Ata thonë: “Jemi distancuar nga njerëzit në dynja, atëherë kur kishim nevojë për ta dhe nuk i shoqëruam, e tani po e presim Zotin tonë që e adhuronim.” Ai u thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata thonë dy-tri herë: “Ne nuk i shoqërojmë Allahut askënd!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4581",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: أَخْبَرَنَا أَبُو عُمَرَ، حَفْصُ بْنُ مَيْسَرَةَ عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ أُنَاسًا فِي زَمَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلْ نَرَى رَبَّنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"نَعَمْ، هَلْ تُضَارُّونَ فِي رُؤْيَةِ الشَّمْسِ بِالظَّهِيرَةِ؟ ضَوْءٌ لَيْسَ فِيهَا سَحَابٌ؟\" قَالُوا: لاَ. قَالَ: \"وَهَلْ تُضَارُّونَ فِي رُؤْيَةِ الْقَمَرِ لَيْلَةَ الْبَدْرِ؟ ضَوْءٌ لَيْسَ فِيهَا سَحَابٌ؟\" قَالُوا: لاَ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"مَا تُضَارُّونَ فِي رُؤْيَةِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، إِلاَّ كَمَا تُضَارُّونَ فِي رُؤْيَةِ أَحَدِهِمَا. إِذَا كَانَ يَوْمُ الْقِيَامَةِ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ تَتْبَعُ كُلُّ أُمَّةٍ مَا كَانَتْ تَعْبُدُ. فَلاَ يَبْقَى مَنْ كَانَ يَعْبُدُ غَيْرَ اللَّهِ مِنَ الأَصْنَامِ وَالأَنْصَابِ إِلاَّ يَتَسَاقَطُونَ فِي النَّارِ، حَتَّى إِذَا لَمْ يَبْقَ إِلاَّ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ اللَّهَ، بَرٌّ أَوْ فَاجِرٌ، وَغُبَّرَاتُ أَهْلِ الْكِتَابِ. فَيُدْعَى الْيَهُودُ فَيُقَالُ لَهُمْ: مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ؟ قَالُوا: كُنَّا نَعْبُدُ عُزَيْرًا ابْنَ اللَّهِ. فَيُقَالُ لَهُمْ: كَذَبْتُمْ، مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ صَاحِبَةٍ وَلاَ وَلَدٍ. فَمَاذَا تَبْغُونَ؟ فَقَالُوا: عَطِشْنَا رَبَّنَا فَاسْقِنَا. فَيُشَارُ: أَلاَ تَرِدُونَ؟ فَيُحْشَرُونَ إِلَى النَّارِ كَأَنَّهَا سَرَابٌ، يَحْطِمُ بَعْضُهَا بَعْضًا فَيَتَسَاقَطُونَ فِي النَّارِ. ثُمَّ يُدْعَى النَّصَارَى فَيُقَالُ لَهُمْ: مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ؟ قَالُوا: كُنَّا نَعْبُدُ الْمَسِيحَ ابْنَ اللَّهِ. فَيُقَالُ لَهُمْ: كَذَبْتُمْ، مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ صَاحِبَةٍ. فَيُقَالُ لَهُمْ: مَاذَا تَبْغُونَ؟ فَكَذَلِكَ مِثْلَ الأَوَّلِ، حَتَّى إِذَا لَمْ يَبْقَ إِلاَّ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ اللَّهَ مِنْ بَرٍّ أَوْ فَاجِرٍ، أَتَاهُمْ رَبُّ الْعَالَمِينَ فِي أَدْنَى صُورَةٍ مِنَ الَّتِي رَأَوْهُ فِيهَا، فَيُقَالُ: مَاذَا تَنْتَظِرُونَ؟ تَتْبَعُ كُلُّ أُمَّةٍ مَا كَانَتْ تَعْبُدُ. قَالُوا: فَارَقْنَا النَّاسَ فِي الدُّنْيَا عَلَى أَفْقَرِ مَا كُنَّا إِلَيْهِمْ، وَلَمْ نُصَاحِبْهُمْ، وَنَحْنُ نَنْتَظِرُ رَبَّنَا الَّذِي كُنَّا نَعْبُدُ. فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ لاَ نُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا، مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Abdulazizi na ka treguar: Na ka rrëfyer Ebu Omer Hafs ibn Mejsera nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, disa njerëz pyetën: “O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit?” Ai iu përgjigj: “Po . A shtyheni për ta parë Diellin në mesditë, kur shkëlqen dhe nuk ka re?” Ata thanë: “Jo.” Ai vazhdoi: “Po Hënën e plotë, në mes të muajit, kur shndrit dhe nuk ka re, ju pengon diçka për ta parë?” Ata thanë sërish: “Jo.” Ai vazhdoi: “Kështu pra, Ditën e Kiametit nuk do të pengoheni për ta parë Allahun e Madhërishëm siç nuk pengoheni për ta parë Diellin dhe Hënën. Ditën e Kiametit, dikush do të thërrasë: “Çdo umet le ta ndjekë atë që ka adhuruar!” Kështu, të gjithë ata që adhuronin dikë tjetër pos Allahut, bie fjala, idhuj e puta, bien në Zjarr dhe mbeten vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë, si dhe disa që kanë mbetur nga radhët e ithtarëve të Librit. Thirren hebrenjtë dhe u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Uzejrin, të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Zoti ynë, etja na ka kapluar, andaj na furnizo me pije!” U bëhet me shenjë: “A nuk shkoni të pini (atje) ?” Kështu, ata tubohen drejt Zjarrit, i cili shkatërron çdo gjë brenda tij, ndërsa atyre u duket si mirazh uji, andaj bien në të. Pastaj thirren të krishterët dhe u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Isain, birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte. Çfarë dëshironi?” Dhe u ndodh ajo që u ndodh të parëve. Në fund, mbesin vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë. Atëherë u vete Zoti i botëve, me pamje ndryshe nga hera e parë dhe u thuhet: “Çfarë po prisni? Çdo umet duhet ta ndjekë atë që e ka adhuruar.” Ata thonë: “Jemi distancuar nga njerëzit në dynja, atëherë kur kishim nevojë për ta dhe nuk i shoqëruam, e tani po e presim Zotin tonë që e adhuronim.” Ai u thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata thonë dy-tri herë: “Ne nuk i shoqërojmë Allahut askënd!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4581.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4581.json"
  }
}