Sahihu i Buhariut — Hadithi 4592

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Sehël ibn Sad Saidiu tregon: “E pashë Mervan ibn Hakemin të ulur në xhami, andaj shkova dhe u ula me të. Ai na tregoi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më diktoi të shkruaj (këtë ajet): “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre me ata që luftojnë në rrugën e Allahut...” Por, teksa Pejgamberi ﷺ po ma diktonte, Ibn Umi Mektumi erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se, sikur të mund të luftoja përkrah teje, do ta bëja”, - sepse ai ishte i verbër. Kështu, Pejgamberit ﷺ filloi t'i shpallej sërish, ndërkohë gjuri i tij ishte mbi kofshën time, i cili u rëndua aq shumë, saqë mendova se do të ma këpusë kofshën. Pasi Pejgamberi ﷺ u kthjell, Allahu i shpalli (shtesën): “... përveç të paaftëve...” (Nisa, 95)

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي سَهْلُ بْنُ سَعْدٍ السَّاعِدِيُّ: أَنَّهُ رَأَى مَرْوَانَ بْنَ الْحَكَمِ فِي الْمَسْجِدِ، فَأَقْبَلْتُ حَتَّى جَلَسْتُ إِلَى جَنْبِهِ، فَأَخْبَرَنَا أَنَّ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَمْلَى عَلَيْهِ: (لاَ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ)، فَجَاءَهُ ابْنُ أُمِّ مَكْتُومٍ وَهُوَ يُمِلُّهَا عَلَىَّ، قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَاللَّهِ! لَوْ أَسْتَطِيعُ الْجِهَادَ لَجَاهَدْتُ - وَكَانَ أَعْمَى - فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ، وَفَخِذُهُ عَلَى فَخِذِي، فَثَقُلَتْ عَلَىَّ حَتَّى خِفْتُ أَنْ تُرَضَّ فَخِذِي، ثُمَّ سُرِّيَ عَنْهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿غَيْرَ أُولِي الضَّرَرِ﴾ [النِسَاءُ: ٩٥]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4592