Abdullah ibn Jezid Mukriu na ka thënë: Na ka treguar Hajve dhe të tjerë se Muhamed ibn Abdurrahman Ebu Esvedi tregon: “U kërkua që nga banorët e Medinës të formohej një ekspeditë ushtarake, ku u regjistrova edhe unë. Por, kur e takova Ikrimen, të çrobëruarin e Ibn Abasit, e i tregova, ai ma ndaloi rreptësisht këtë veprim, pastaj më tha: “Ibn Abasi më ka treguar se, në kohën e Pejgamberit ﷺ, disa njerëz muslimanë ishin rreshtuar në radhët e idhujtarëve dhe, si rrjedhojë, e rrisnin numrin e tyre kundër të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kishte raste kur shigjetat shtiheshin në drejtim të tyre dhe qëlloheshin ose i godiste ndokush dhe i vriste. Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Kur melekët ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë.” (Melekët) do t'u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë, që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (Nisa, 97) Këtë e ka transmetuar edhe Lejthiu nga Ebu Esvedi.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَزِيدَ الْمُقْرِئُ: حَدَّثَنَا حَيْوَةُ وَغَيْرُهُ قَالاَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَبُو الأَسْوَدِ قَالَ: قُطِعَ عَلَى أَهْلِ الْمَدِينَةِ بَعْثٌ، فَاكْتُتِبْتُ فِيهِ، فَلَقِيتُ عِكْرِمَةَ مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ فَأَخْبَرْتُهُ، فَنَهَانِي عَنْ ذَلِكَ أَشَدَّ النَّهْىِ، ثُمَّ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ عَبَّاسٍ أَنَّ نَاسًا مِنَ الْمُسْلِمِينَ كَانُوا مَعَ الْمُشْرِكِينَ يُكَثِّرُونَ سَوَادَ الْمُشْرِكِينَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، يَأْتِي السَّهْمُ فَيُرْمَى بِهِ، فَيُصِيبُ أَحَدَهُمْ فَيَقْتُلُهُ، أَوْ يُضْرَبُ فَيُقْتَلُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ ظَالِمِي أَنفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنتُمْ ۖ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الْأَرْضِ ۚ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّـهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا ۚ فَأُولَـٰئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا﴾ [النِسَاءُ: ٩٧] رَوَاهُ اللَّيْثُ عَنْ أَبِي الأَسْوَدِ.