Sahihu i Buhariut — Hadithi 4609

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Muhariku, e ky nga Tarik ibn Shihabi se ka thënë: E kam dëgjuar Ibn Mesudin të ketë thënë: Kam qenë i pranishëm me Mikdadin; [t]: Hamdan ibn Omeri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Nadri, e këtij i ka treguar Eshxhaiu nga Sufjani, e ky nga Muhariku, e ky nga Tariku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Ditën e Bedrit, Mikdadi iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk të themi siç i thanë benu israilët Musait: “... shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu...”, (Maide, 24) por ti marsho dhe ne na ke përkrah teje. Kjo gjë e gëzoi të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Këtë e ka transmetuar edhe Vekiu nga Sufjani, e ky nga Muhariku, e ky nga Tariku se Mikadi i ka thënë kështu Pejgamberit ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ عَنْ مُخَارِقٍ، عَنْ طَارِقِ بْنِ شِهَابٍ: سَمِعْتُ ابْنَ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: شَهِدْتُ مِنَ الْمِقْدَادِ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي حَمْدَانُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا أَبُو النَّضْرِ: حَدَّثَنَا [الأَشْجَعِيُّ] عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ مُخَارِقٍ، عَنْ طَارِقٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: قَالَ الْمِقْدَادُ يَوْمَ بَدْرٍ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا لاَ نَقُولُ لَكَ كَمَا قَالَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ لِمُوسَى: ﴿... فَاذْهَبْ أَنْتَ وَرَبُّكَ فَقَاتِلاَ إِنَّا هَا هُنَا قَاعِدُونَ...﴾ [المَائِدَةُ: ٢٤] وَلَكِنِ امْضِ وَنَحْنُ مَعَكَ. فَكَأَنَّهُ سُرِّيَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَرَوَاهُ وَكِيعٌ عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ مُخَارِقٍ، عَنْ طَارِقٍ: أَنَّ الْمِقْدَادَ قَالَ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4609