Sahihu i Buhariut — Hadithi 461

Namazi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: na kanë rrëfyer Revhu dhe Muhamed ibn Xhaferi, e këta nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dje, teksa falesha, m'u shfaq befas një ifrit xhin, - ose e tha: një fjalë të ngjashme, - i cili donte të ma ndërpriste namazin. Allahu ma mundësoi (ta mbërtheja) . Doja ta lidhja në një shtyllë të xhamisë, që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” (Sad, 35) Revhu ka thënë: “Dhe e ktheu të poshtëruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: أَخْبَرَنَا رَوْحٌ، وَمُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ زِيَادٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّ عِفْرِيتًا مِنَ الْجِنِّ تَفَلَّتَ عَلَىَّ الْبَارِحَةَ - أَوْ كَلِمَةً نَحْوَهَا - لِيَقْطَعَ عَلَىَّ الصَّلاَةَ، فَأَمْكَنَنِي اللَّهُ مِنْهُ، فَأَرَدْتُ أَنْ أَرْبِطَهُ إِلَى سَارِيَةٍ مِنْ سَوَارِي الْمَسْجِدِ، حَتَّى تُصْبِحُوا وَتَنْظُرُوا إِلَيْهِ كُلُّكُمْ، فَذَكَرْتُ قَوْلَ أَخِي سُلَيْمَانَ: ﴿ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَ هَبْ لِي مُلْكًا لاَ يَنْبَغِي لأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ﴾ [ص: ٣٥] ". قَالَ رَوْحٌ: فَرَدَّهُ خَاسِئًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/461