{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4610",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4610",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4610",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e këtij i ka treguar Sulejman Ebu Rexhai, i çrobëruari i Ebu Kilabes, se Ebu Kilabe rrëfen se një ditë ishte ulur mbrapa Omer ibn Abdulazizit kur të pranishmit përmendën betimin kolektiv dhe thanë se vetë halifët e mëhershëm kishin gjykuar sipas tij. Omeri u kthye nga unë, mbrapa shpinës, dhe m'u drejtua: “Çfarë thua, o Abdullah ibn Zejd!” Ose ka thënë: “O Ebu Kilabe?” - Nuk di që në Islam lejohet të vritet ndokush, përveç: personit që bën zina, i cili ka qenë i martuar më parë; personit që vret dikë padrejtësisht ose atij që lufton kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, - i thashë. - Enesi na ka rrëfyer kështu e kështu, - tha Anbese. - Vetë mua m'i ka rrëfyer ato fjalë Enesi, - i thashë dhe vazhdova: - Ai më ka thënë: “Disa njerëz erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Nuk po mund t'i bëjmë ballë klimës së këtyre trojeve.” Ai u tha: “Këto janë devetë tona, të cilat dalin për kullosë, prandaj shkoni dhe pini nga qumështi dhe urina e tyre.” Kështu, ata shkuan dhe pinë nga qumështi e urina e tyre. Si rrjedhojë, u shëruan, por e sulmuan bariun dhe e vranë, pastaj u grahën deveve (për t'i marrë). Pastaj vazhdova: “A për njerëzit e këtillë të mendohet (se çfarë duhet bërë me ta)? Ata vranë një person, luftuan kundër Allahut e të Dërguarit të Tij dhe e shqetësuan të Dërguarin e Allahut ﷺ. - Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu)! - ofshau Anbese. - Po më akuzon për diçka? - i thashë dhe vazhdova: - Vetë Enesi na e ka rrëfyer këtë. Ebu Rexhai tregon se, më pas, Anbese iu drejtua banorëve të Shamit: “O banorët e Shamit, ju do të vazhdoni të jeni në mirësi përderisa Allahu dëshiron që një gjë e këtillë të gjendet në mesin tuaj.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4610",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيُّ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَوْنٍ قَالَ: حَدَّثَنِي سَلْمَانُ أَبُو رَجَاءٍ، مَوْلَى أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ: أَنَّهُ كَانَ جَالِسًا خَلْفَ عُمَرَ بْنِ عَبْدِ الْعَزِيزِ، فَذَكَرُوا وَذَكَرُوا، فَقَالُوا وَقَالُوا: قَدْ أَقَادَتْ بِهَا الْخُلَفَاءُ، فَالْتَفَتَ إِلَى أَبِي قِلاَبَةَ وَهُوَ خَلْفَ ظَهْرِهِ، فَقَالَ: مَا تَقُولُ يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ زَيْدٍ؟ أَوْ قَالَ: مَا تَقُولُ يَا أَبَا قِلاَبَةَ؟ قُلْتُ: مَا عَلِمْتُ نَفْسًا حَلَّ قَتْلُهَا فِي الإِسْلاَمِ إِلاَّ رَجُلٌ زَنَى بَعْدَ إِحْصَانٍ، أَوْ قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ، أَوْ حَارَبَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ. فَقَالَ عَنْبَسَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ بِكَذَا وَكَذَا. قُلْتُ: إِيَّاىَ حَدَّثَ أَنَسٌ قَالَ: قَدِمَ قَوْمٌ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَكَلَّمُوهُ فَقَالُوا: قَدِ اسْتَوْخَمْنَا هَذِهِ الأَرْضَ. فَقَالَ: \"هَذِهِ نَعَمٌ لَنَا تَخْرُجُ لِتَرْعَى، فَاخْرُجُوا فِيهَا، فَاشْرَبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا\". فَخَرَجُوا فِيهَا فَشَرِبُوا مِنْ أَبْوَالِهَا وَأَلْبَانِهَا وَاسْتَصَحُّوا، وَمَالُوا عَلَى الرَّاعِي فَقَتَلُوهُ، وَاطَّرَدُوا النَّعَمَ، فَمَا يُسْتَبْطَأُ مِنْ هَؤُلاَءِ قَتَلُوا النَّفْسَ وَحَارَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ، وَخَوَّفُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ. فَقُلْتُ: تَتَّهِمُنِي؟ قَالَ: حَدَّثَنَا بِهَذَا أَنَسٌ قَالَ: وَقَالَ: يَا أَهْلَ كَذَا، إِنَّكُمْ لَنْ تَزَالُوا بِخَيْرٍ مَا أَبْقَى اللهُ هَذَا فِيكُمْ أَوْ مِثْلُ هَذَا.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e këtij i ka treguar Sulejman Ebu Rexhai, i çrobëruari i Ebu Kilabes, se Ebu Kilabe rrëfen se një ditë ishte ulur mbrapa Omer ibn Abdulazizit kur të pranishmit përmendën betimin kolektiv dhe thanë se vetë halifët e mëhershëm kishin gjykuar sipas tij. Omeri u kthye nga unë, mbrapa shpinës, dhe m'u drejtua: “Çfarë thua, o Abdullah ibn Zejd!” Ose ka thënë: “O Ebu Kilabe?” - Nuk di që në Islam lejohet të vritet ndokush, përveç: personit që bën zina, i cili ka qenë i martuar më parë; personit që vret dikë padrejtësisht ose atij që lufton kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, - i thashë. - Enesi na ka rrëfyer kështu e kështu, - tha Anbese. - Vetë mua m'i ka rrëfyer ato fjalë Enesi, - i thashë dhe vazhdova: - Ai më ka thënë: “Disa njerëz erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Nuk po mund t'i bëjmë ballë klimës së këtyre trojeve.” Ai u tha: “Këto janë devetë tona, të cilat dalin për kullosë, prandaj shkoni dhe pini nga qumështi dhe urina e tyre.” Kështu, ata shkuan dhe pinë nga qumështi e urina e tyre. Si rrjedhojë, u shëruan, por e sulmuan bariun dhe e vranë, pastaj u grahën deveve (për t'i marrë). Pastaj vazhdova: “A për njerëzit e këtillë të mendohet (se çfarë duhet bërë me ta)? Ata vranë një person, luftuan kundër Allahut e të Dërguarit të Tij dhe e shqetësuan të Dërguarin e Allahut ﷺ. - Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu)! - ofshau Anbese. - Po më akuzon për diçka? - i thashë dhe vazhdova: - Vetë Enesi na e ka rrëfyer këtë. Ebu Rexhai tregon se, më pas, Anbese iu drejtua banorëve të Shamit: “O banorët e Shamit, ju do të vazhdoni të jeni në mirësi përderisa Allahu dëshiron që një gjë e këtillë të gjendet në mesin tuaj.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4610.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4610.json"
  }
}