Sahihu i Buhariut — Hadithi 4614

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ahmed ibn Ebu Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Nadri, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i saj kurrë nuk e kthente mbrapsht betimin e bërë, derisa Allahu e zbriti dispozitën e shpagimit të betimit të thyer. Ebu Bekri ka thënë: “Sa herë që kuptoj se një punë është më e mirë se betimi që kam bërë, e shfrytëzoj lehtësimin e Allahut për të vepruar atë që është më e mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ أَبِي رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا النَّضْرُ عَنْ هِشَامٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ أَبَاهَا كَانَ لاَ يَحْنَثُ فِي يَمِينٍ حَتَّى أَنْزَلَ اللَّهُ كَفَّارَةَ الْيَمِينِ. قَالَ أَبُو بَكْرٍ: لاَ أَرَى يَمِينًا أُرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا، إِلاَّ قَبِلْتُ رُخْصَةَ اللَّهِ، وَفَعَلْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4614