Sahihu i Buhariut — Hadithi 4621

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Mundhir ibn Velid ibn Abdurrahman Xharudiu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Musa ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ligjëroi njerëzve si kurrë më parë dhe tha: “Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i mbuluan fytyrat duke dënesur. Një nga të pranishmit e pyeti: “Kë kam baba unë?” Ai u përgjigj: “Baba e ke filanin.” Atëherë zbriti ajeti: “... Mos pyetni për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin...” (Maide, 101) Këtë e transmeton edhe Nadri dhe Revh ibn Ubade nga Shuëbe.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُنْذِرُ بْنُ الْوَلِيدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الْجَارُودِيُّ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ مُوسَى بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: خَطَبَ النَّبِيُّ ﷺ خُطْبَةً، مَا سَمِعْتُ مِثْلَهَا قَطُّ قَالَ: "لَوْ تَعْلَمُونَ مَا أَعْلَمُ لَضَحِكْتُمْ قَلِيلاً وَلَبَكَيْتُمْ كَثِيرًا". قَالَ: فَغَطَّى أَصْحَابُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وُجُوهَهُمْ، لَهُمْ حَنِينٌ، فَقَالَ رَجُلٌ: مَنْ أَبِي؟ قَالَ: "أَبُوكَ فُلاَنٌ". فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿لاَ تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِنْ تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ﴾ [المَائِدَةُ: ١٠١] رَوَاهُ النَّضْرُ وَرَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ عَنْ شُعْبَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4621