Sahihu i Buhariut — Hadithi 4634

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu, prandaj Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta, si dhe askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu, prandaj e ka lavdëruar Vetveten.” Amri e pyeti Ebu Vailin: “E ke dëgjuar këtë prej Abdullahut?” Ebu Vaili tha: “Po.” Pastaj pyeti: “A ia atribuon ai këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Ai tha: “Po.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ قَال: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: "لاَ أَحَدَ أَغْيَرُ مِنَ اللَّهِ، وَلِذَلِكَ حَرَّمَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ، وَلاَ شَىْءَ أَحَبُّ إِلَيْهِ الْمَدْحُ مِنَ اللَّهِ، لِذَلِكَ مَدَحَ نَفْسَهُ". قُلْتُ: سَمِعْتَهُ مِنْ عَبْدِ اللَّهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قُلْتُ: وَرَفَعَهُ؟ قَالَ: نَعَمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4634