Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ujejne ibn Hisën ibn Hudhejfe erdhi dhe u vendos te Hurr ibn Kajsi, i cili ishte nga radhët e personave që Omeri i mbante afër. Në mesin e personave që e dinin Kuranin, që rrinin në ndejat e Omerit e me të cilët ai këshillohej kishte të moshuar dhe të rinj. Ujejne i tha djalit të vëllait të vet: “O biri i vëllait tim, ti ke afërsi me këtë prijës, andaj kërko leje për mua të shkoj tek ai.” Ai tha: “Do të marr leje për ty.” Kështu, Hurri foli me Omerin dhe ai i dha leje. Me të hyrë brenda, Ujejne tha: “O Ibn Hatab! Betohem në Allahun se nuk po na jep mjaftueshëm dhe nuk po gjykon mes nesh me drejtësi.” Si rrjedhojë, Omeri u zemërua, saqë deshi ta godasë. Por, Hurri ndërhyri duke thënë: “O prijës i besimtarëve, Allahu i Lartësuar e ka porositur të Dërguarin e Tij: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (Araf, 199) Ky këtu është i paditur. Betohem në Allahun se, kur ia lexoi ajetin, Omeri nuk vazhdoi më tutje. Ai përmbahej para Librit të Allahut.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: حَدَّثَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَدِمَ عُيَيْنَةُ بْنُ حِصْنِ بْنِ حُذَيْفَةَ، فَنَزَلَ عَلَى ابْنِ أَخِيهِ الْحُرِّ بْنِ قَيْسٍ، وَكَانَ مِنَ النَّفَرِ الَّذِينَ يُدْنِيهِمْ عُمَرُ، وَكَانَ الْقُرَّاءُ أَصْحَابَ مَجَالِسِ عُمَرَ وَمُشَاوَرَتِهِ كُهُولاً كَانُوا أَوْ شُبَّانًا. فَقَالَ عُيَيْنَةُ لاِبْنِ أَخِيهِ: يَا ابْنَ أَخِي، لَكَ وَجْهٌ عِنْدَ هَذَا الأَمِيرِ، فَاسْتَأْذِنْ لِي عَلَيْهِ. قَالَ: سَأَسْتَأْذِنُ لَكَ عَلَيْهِ. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فَاسْتَأْذَنَ الْحُرُّ لِعُيَيْنَةَ، فَأَذِنَ لَهُ عُمَرُ، فَلَمَّا دَخَلَ عَلَيْهِ قَالَ: هِيْ يَا ابْنَ الْخَطَّابِ، فَوَاللَّهِ مَا تُعْطِينَا الْجَزْلَ، وَلاَ تَحْكُمُ بَيْنَنَا بِالْعَدْلِ. فَغَضِبَ عُمَرُ حَتَّى هَمَّ بِهِ، فَقَالَ لَهُ الْحُرُّ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، إِنَّ اللَّهَ تَعَالَى قَالَ لِنَبِيِّهِ ﷺ ﴿خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ﴾ ، [الأَعْرَافُ: ١٩٩] وَإِنَّ هَذَا مِنَ الْجَاهِلِينَ. وَاللَّهِ مَا جَاوَزَهَا عُمَرُ حِينَ تَلاَهَا عَلَيْهِ، وَكَانَ وَقَّافًا عِنْدَ كِتَابِ اللَّهِ.