Sahihu i Buhariut — Hadithi 4655

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi; Humejd ibn Abdurrahmani më ka rrëfyer se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri, gjatë haxhit të tij, në ditën e Bajramit të Kurbanit, më dërgoi në mesin e disa të tjerëve në Mina që t'u thërrasim njerëzve: “Pas këtij viti, asnjë jobesimtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!” Humejd ibn Abdurrahmani thotë: “Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi edhe Ali ibn Ebu Talibin dhe e urdhëroi të thërrasë duke e lexuar suren Teube.” Ebu Hurejra thotë: “Aliu thërriste së bashku me ne nëpër Mina, ditën e Bajramit, duke lexuar suren Berae dhe duke thënë: “Pas këtij viti, të mos vijë në haxh asnjë jobesimtar dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ؛ وَأَخْبَرَنِي حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ بَعَثَنِي أَبُو بَكْرٍ فِي تِلْكَ الْحَجَّةِ فِي مُؤَذِّنِينَ، بَعَثَهُمْ يَوْمَ النَّحْرِ يُؤَذِّنُونَ بِمِنًى: أَنْ لاَ يَحُجَّ بَعْدَ الْعَامِ مُشْرِكٌ، وَلاَ يَطُوفَ بِالْبَيْتِ عُرْيَانٌ. قَالَ حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: ثُمَّ أَرْدَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِعَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ، وَأَمَرَهُ أَنْ يُؤَذِّنَ بِبَرَاءَةَ. قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَأَذَّنَ مَعَنَا عَلِيٌّ يَوْمَ النَّحْرِ فِي أَهْلِ مِنًى بِبَرَاءَةَ، وَأَنْ لاَ يَحُجَّ بَعْدَ الْعَامِ مُشْرِكٌ، وَلاَ يَطُوفَ بِالْبَيْتِ عُرْيَانٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4655