Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri, gjatë haxhit të tij, në ditën e Bajramit të Kurbanit, më dërgoi në mesin e disa të tjerëve në Mina që t'u thërrasim njerëzve: “Pas këtij viti, asnjë jobesimtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!” Humejd ibn Abdurrahmani ka thënë: “Më pas, Pejgamberi ﷺ e dërgoi edhe Ali ibn Ebu Talibin dhe e urdhëroi të thërrasë duke e lexuar suren Teube.” Ebu Hurejra thotë: “Aliu thërriste së bashku me ne nëpër Mina, ditën e Bajramit, duke lexuar suren Berae (Teube) dhe duke thënë: “Pas këtij viti, asnjë jobesimtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَال: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ: قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَأَخْبَرَنِي حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: بَعَثَنِي أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - فِي تِلْكَ الْحَجَّةِ فِي الْمُؤَذِّنِينَ، بَعَثَهُمْ يَوْمَ النَّحْرِ يُؤَذِّنُونَ بِمِنًى: أَنْ لاَ يَحُجَّ بَعْدَ الْعَامِ مُشْرِكٌ، وَلاَ يَطُوفَ بِالْبَيْتِ عُرْيَانٌ. قَالَ حُمَيْدٌ: ثُمَّ أَرْدَفَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ، فَأَمَرَهُ أَنْ يُؤَذِّنَ بِبَرَاءَةَ. قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَأَذَّنَ مَعَنَا عَلِيٌّ فِي أَهْلِ مِنًى يَوْمَ النَّحْرِ بِبَرَاءَةَ، وَأَنْ لاَ يَحُجَّ بَعْدَ الْعَامِ مُشْرِكٌ، وَلاَ يَطُوفَ بِالْبَيْتِ عُرْيَانٌ.