{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4671",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4671",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4671",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Abasi se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubej ibn Seluli, Pejgamberin ﷺ e thirrën për t'ia falur xhenazen. Kur Pejgamberi ﷺ u përgatit për namaz, shpejtova tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a po ia fal xhenazen Ibn Ubejit, ndërkohë ai filan ditën të pati thënë kështu e ashtu...?” Ia numëroja fjalët e tij. I Dërguari i Allahut ﷺ buzëqeshi dhe tha: “Largomu, o Omer!” Kur këmbëngula edhe më tej, më tha: “Më është dhënë e drejta për të zgjedhur, andaj zgjodha. Sikur ta dija se, nëse kërkoj falje më shumë se shtatëdhjetë herë do t'i falej, do ta shtoja (kërkimin e faljes) .” I Dërguari i Allahut ﷺ ia fali xhenazen dhe shkoi. Nuk kaloi shumë kohë deri në zbritjen e dy ajeteve të sures Teube: “Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje), sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” (Teube, 84) Omeri thoshte: “Më vonë çuditesha me guximin e treguar atë ditë kundrejt të Dërguarit të Allahut ﷺ, e Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4671",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Omer ibn Hatabi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ - وَقَالَ غَيْرُهُ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ - عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: لَمَّا مَاتَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ ابْنُ سَلُولَ دُعِيَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِيُصَلِّيَ عَلَيْهِ، فَلَمَّا قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَثَبْتُ إِلَيْهِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتُصَلِّي عَلَى ابْنِ أُبَىٍّ وَقَدْ قَالَ يَوْمَ كَذَا كَذَا وَكَذَا؟ قَالَ: أُعَدِّدُ عَلَيْهِ قَوْلَهُ، فَتَبَسَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَالَ: \"أَخِّرْ عَنِّي يَا عُمَرُ\". فَلَمَّا أَكْثَرْتُ عَلَيْهِ قَالَ: \"إِنِّي خُيِّرْتُ فَاخْتَرْتُ، لَوْ أَعْلَمُ أَنِّي إِنْ زِدْتُ عَلَى السَّبْعِينَ يُغْفَرْ لَهُ، لَزِدْتُ عَلَيْهَا\". قَالَ: فَصَلَّى عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ انْصَرَفَ. فَلَمْ يَمْكُثْ إِلاَّ يَسِيرًا حَتَّى نَزَلَتِ الآيَتَانِ مِنْ بَرَاءَةَ: ﴿وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّـهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ ﴾ [التوبة: ٨٤] قَالَ: فَعَجِبْتُ بَعْدُ مِنْ جُرْأَتِي عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَاللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ.",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Abasi se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubej ibn Seluli, Pejgamberin ﷺ e thirrën për t'ia falur xhenazen. Kur Pejgamberi ﷺ u përgatit për namaz, shpejtova tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a po ia fal xhenazen Ibn Ubejit, ndërkohë ai filan ditën të pati thënë kështu e ashtu...?” Ia numëroja fjalët e tij. I Dërguari i Allahut ﷺ buzëqeshi dhe tha: “Largomu, o Omer!” Kur këmbëngula edhe më tej, më tha: “Më është dhënë e drejta për të zgjedhur, andaj zgjodha. Sikur ta dija se, nëse kërkoj falje më shumë se shtatëdhjetë herë do t'i falej, do ta shtoja (kërkimin e faljes) .” I Dërguari i Allahut ﷺ ia fali xhenazen dhe shkoi. Nuk kaloi shumë kohë deri në zbritjen e dy ajeteve të sures Teube: “Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje), sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” (Teube, 84) Omeri thoshte: “Më vonë çuditesha me guximin e treguar atë ditë kundrejt të Dërguarit të Allahut ﷺ, e Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4671.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4671.json"
  }
}