Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kabi se Abdullah ibn Kabi, i cili e ndihmonte Kab ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për të ecur pasi ishte verbuar, tregon se e ka dëgjuar hadithin e Kabit në lidhje me ajetin: “(Allahu pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar...”, (Teube, 118) i cili në fund të hadithit thotë: “Në shenjë të pendimit tim dua ta lë pasurinë time vakëf për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mbaj një pjesë të pasurisë për vete, se kështu është më mirë për ty.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ: قَالَ أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا عَنْبَسَةُ: حَدَّثَنَا يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ كَعْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ كَعْبٍ - وَكَانَ قَائِدَ كَعْبٍ مِنْ بَنِيهِ حِينَ عَمِيَ - قَالَ: سَمِعْتُ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ فِي حَدِيثِهِ: ﴿وَعَلَى الثَّلاَثَةِ الَّذِينَ خُلِّفُوا﴾ [التوبة: ١١٨] قَالَ فِي آخِرِ حَدِيثِهِ: إِنَّ مِنْ تَوْبَتِي أَنْ أَنْخَلِعَ مِنْ مَالِي صَدَقَةً إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمْسِكْ بَعْضَ مَالِكَ، فَهْوَ خَيْرٌ لَكَ".