Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Ebu Shuajbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ajani, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Rashidi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, e ky nga babai i tij se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri ndër tre personat të cilëve iu pranua pendimi, tregon se kurrë nuk kishte munguar në betejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ, përveç në dy sosh: në Betejën e Vështirësisë (Tebukut) dhe atë të Bedrit. Ai rrëfen: “Atë paradite vendosa të tregohem i sinqertë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ai, sa herë që kthehej nga udhëtimi, në qytet hynte paradite. Fillimisht ndalej në xhami dhe i falte dy rekate. Atë ditë, ua ndaloi njerëzve të më flasin mua dhe dy shokëve të mi, kurse mospjesëmarrësve të tjerë jo. Si rrjedhojë, njerëzit e evitonin bisedën me ne. Në këtë gjendje qëndrova një kohë të gjatë. Gjëja që më së shumti më brengoste ishte fakti se mund të vdisja e i Dërguari i Allahut ﷺ të mos ma falte namazin e xhenazes ose se i Dërguari i Allahut ﷺ mund të vdiste, kurse unë të mbesja në këtë gjendje që askush të mos më fliste e as të ma falte namazin e xhenazes. Allahu ia shpalli të Dërguarit të Allahut ﷺ pranimin e pendimit tonë në të tretën e fundit të natës, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë e Umu Selemes. Umu Seleme tregonte mirësi dhe interesohej për çështjen time, prandaj Pejgamberi ﷺ i kishte thënë: “Oj Umu Seleme, Kabit iu pranua pendimi!” Ajo ia kishte kthyer: “A të dërgoj dikë për ta përgëzuar?” Pejgamberi ﷺ ia kishte kthyer: “Atëherë do t'ju pushtojnë njerëzit dhe nuk do t'ju lënë të flini.” Kur e fali sabahun, i Dërguari i Allahut ﷺ e shpalli lajmin se Allahu na e kishte pranuar pendimin. Sa herë që i përgëzonte njerëzit, atij i shndriste fytyra sikurse hëna. Kur Allahu e zbriti pranimpendimin tonë, ne qemë tre personat që kishin mbetur mbrapa (siç përmendet në ajet), kurse të tjerëve iu pranua arsyetimi. Kur u përmendën ata që mbetën mbrapa dhe e gënjyen të Dërguarin e Allahut ﷺ duke gjetur justifikime të pavërteta, u cilësuan me përshkrimin më të keq që mund t'i atribuohej ndokujt. Allahu i Lartësuar tha: “Kur të ktheheni tek ata, do t'ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t'ju lajmërojë për atë që keni bërë.” (Teube, 94)
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ أَبِي شُعَيْبٍ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ أَعْيَنَ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ رَاشِدٍ: أَنَّ الزُّهْرِيَّ حَدَّثَهُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي، كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ، - وَهُوَ أَحَدُ الثَّلاَثَةِ الَّذِينَ تِيبَ عَلَيْهِمْ - أَنَّهُ لَمْ يَتَخَلَّفْ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي غَزْوَةٍ غَزَاهَا قَطُّ غَيْرَ غَزْوَتَيْنِ: غَزْوَةِ الْعُسْرَةِ وَغَزْوَةِ بَدْرٍ. قَالَ: فَأَجْمَعْتُ صِدْقَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ضُحًى، وَكَانَ قَلَّمَا يَقْدَمُ مِنْ سَفَرٍ سَافَرَهُ إِلاَّ ضُحًى، وَكَانَ يَبْدَأُ بِالْمَسْجِدِ، فَيَرْكَعُ رَكْعَتَيْنِ. وَنَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنْ كَلاَمِي وَكَلاَمِ صَاحِبَىَّ، وَلَمْ يَنْهَ عَنْ كَلاَمِ أَحَدٍ مِنَ الْمُتَخَلِّفِينَ غَيْرِنَا. فَاجْتَنَبَ النَّاسُ كَلاَمَنَا. فَلَبِثْتُ كَذَلِكَ حَتَّى طَالَ عَلَىَّ الأَمْرُ، وَمَا مِنْ شَىْءٍ أَهَمُّ إِلَىَّ مِنْ أَنْ أَمُوتَ فَلاَ يُصَلِّي عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ أَوْ يَمُوتَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَكُونَ مِنَ النَّاسِ بِتِلْكَ الْمَنْزِلَةِ، فَلاَ يُكَلِّمُنِي أَحَدٌ مِنْهُمْ، وَلاَ يُصَلِّي عَلَىَّ. فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَوْبَتَنَا عَلَى نَبِيِّهِ ﷺ، حِينَ بَقِيَ الثُّلُثُ الآخِرُ مِنَ اللَّيْلِ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ عِنْدَ أُمِّ سَلَمَةَ، وَكَانَتْ أُمُّ سَلَمَةَ مُحْسِنَةً فِي شَأْنِي مَعْنِيَّةً فِي أَمْرِي، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "يَا أُمَّ سَلَمَةَ، تِيبَ عَلَى كَعْبٍ". قَالَتْ: أَفَلاَ أُرْسِلُ إِلَيْهِ فَأُبَشِّرَهُ؟ قَالَ؟ "إِذًا يَحْطِمَكُمُ النَّاسُ فَيَمْنَعُونَكُمُ النَّوْمَ سَائِرَ اللَّيْلَةِ". حَتَّى إِذَا صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ صَلاَةَ الْفَجْرِ، آذَنَ بِتَوْبَةِ اللَّهِ عَلَيْنَا، وَكَانَ إِذَا اسْتَبْشَرَ اسْتَنَارَ وَجْهُهُ حَتَّى كَأَنَّهُ قِطْعَةٌ مِنَ الْقَمَرِ. وَكُنَّا أَيُّهَا الثَّلاَثَةُ الَّذِينَ خُلِّفُوا عَنِ الأَمْرِ الَّذِي قُبِلَ مِنْ هَؤُلاَءِ الَّذِينَ اعْتَذَرُوا حِينَ أَنْزَلَ اللَّهُ لَنَا التَّوْبَةَ، فَلَمَّا ذُكِرَ الَّذِينَ كَذَبُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْمُتَخَلِّفِينَ، وَاعْتَذَرُوا بِالْبَاطِلِ، ذُكِرُوا بِشَرِّ مَا ذُكِرَ بِهِ أَحَدٌ، قَالَ اللَّهُ سُبْحَانَهُ: ﴿يَعْتَذِرُونَ إِلَيْكُمْ إِذَا رَجَعْتُمْ إِلَيْهِمْ ۚ قُل لَّا تَعْتَذِرُوا لَن نُّؤْمِنَ لَكُمْ قَدْ نَبَّأَنَا اللَّـهُ مِنْ أَخْبَارِكُمْ ۚ وَسَيَرَى اللَّـهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ﴾ [التوبة: ٩٤]