Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Sebaku se Zejd ibn Thabit Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri nga ata që e shkruanin shpalljen, rrëfen: “Pas Betejës së Jemames, Ebu Bekri dërgoi dikë për të më thirrur. I pranishëm ishte edhe Omer ibn Hatabi. Ebu Bekri më tha: “Omeri po më thotë se gjatë Betejës së Jemames janë vrarë shumë njerëz, andaj kam frikë se, nëse vazhdon kështu edhe nëpër vende të tjera duke u vrarë shumë hafëzë, mund të humbë një pjesë e konsiderueshme e Kuranit, përveç nëse e tuboni në një vend. Prandaj, mendoj se është e udhës ta tubosh Kuranin në një vend.” Ebu Bekri vazhdoi: “I thashë Omerit: “Vallë, si të bëj diçka që i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë?!” Omeri më tha: “Betohem në Allahun se kjo do të jetë punë e mirë.” Kështu, Omeri vazhdoi të këmbëngulte në këtë, derisa Allahu ma mbushi mendjen dhe u binda njëjtë siç ishte bindur Omeri. Zejdi tregon: “Omeri rrinte ulur pa folur asgjë. Ebu Bekri më tha: “Ti vërtet je një djalosh i mençur, në të cilin nuk kemi asnjë vërejtje dhe e shkruaje shpalljen për Pejgamberin ﷺ. Prandaj, gjurmo pjesët e Kuranit dhe tuboji!” Betohem në Allahun se, sikur të më ngarkonin të lëvizja një kodër, do ta kisha më të lehtë sesa këtë detyrë që ma dha për tubimin e Kuranit. Thashë: “Si ka mundësi të veproni një punë që i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë?!” Ai më tha: “Betohem në Allahun se kjo do të jetë një punë e mirë.” Ebu Bekri vazhdimisht më nxiste derisa Allahu ma mbushi mendjen të bindem siç ishte bindur ai dhe Omeri. Kështu, fillova t'i kërkoj pjesët e Kuranit (të cilat ishin shkruar) nëpër lëkura, eshtra, lëvozhga të drurëve, si dhe pjesët që sahabët i kishin mësuar përmendsh dhe t'i tuboj në një vend. Dy ajete të sures Teube i gjeta (të shkruara) vetëm te Huzejme Ensariu, e tek askush tjetër. Është fjala për ajetet: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s'ka të adhuruar të denjë përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!” (Teube, 128) Fletushkat në të cilat u tubua Kurani mbetën tek Ebu Bekri derisa vdiq, pastaj tek Omeri derisa vdiq, pastaj te Hafsa, e bija e Omerit. Transmetimin e Shuajbit e fuqizon Othman ibn Omeri dhe Lejthiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi. Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi nga Ibn Shihabi, i cili ka thënë: “(Dy ajetet i gjeta) tek Ebu Huzejme Ensariu.” Ndërkaq, Musai transmeton nga Ibrahimi: “Na ka treguar Ibn Shihabi: “Tek Ebu Huzejme.” Këtë të fundit e fuqizon edhe Jakub ibn Ibrahimi nga babai i tij. Ebu Thabiti ka thënë: “Na ka treguar Ibrahimi, i cili thotë: “Te Huzejme ose tek Ebu Huzejme.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ السَّبَّاقِ: أَنَّ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ الأَنْصَارِيَّ - رضى الله عنه ـ، وَكَانَ مِمَّنْ يَكْتُبُ الْوَحْىَ قَالَ: أَرْسَلَ إِلَىَّ أَبُو بَكْرٍ مَقْتَلَ أَهْلِ الْيَمَامَةِ وَعِنْدَهُ عُمَرُ، فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: إِنَّ عُمَرَ أَتَانِي فَقَالَ: إِنَّ الْقَتْلَ قَدِ اسْتَحَرَّ يَوْمَ الْيَمَامَةِ بِالنَّاسِ، وَإِنِّي أَخْشَى أَنْ يَسْتَحِرَّ الْقَتْلُ بِالْقُرَّاءِ فِي الْمَوَاطِنِ فَيَذْهَبَ كَثِيرٌ مِنَ الْقُرْآنِ، إِلاَّ أَنْ تَجْمَعُوهُ، وَإِنِّي لأَرَى أَنْ تَجْمَعَ الْقُرْآنَ. قَالَ أَبُو بَكْرٍ: قُلْتُ لِعُمَرَ: كَيْفَ أَفْعَلُ شَيْئًا لَمْ يَفْعَلْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ عُمَرُ: هُوَ وَاللَّهِ خَيْرٌ. فَلَمْ يَزَلْ عُمَرُ يُرَاجِعُنِي فِيهِ حَتَّى شَرَحَ اللَّهُ لِذَلِكَ صَدْرِي، وَرَأَيْتُ الَّذِي رَأَى عُمَرُ. قَالَ زَيْدُ بْنُ ثَابِتٍ: وَعُمَرُ عِنْدَهُ جَالِسٌ لاَ يَتَكَلَّمُ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: إِنَّكَ رَجُلٌ شَابٌّ عَاقِلٌ وَلاَ نَتَّهِمُكَ. كُنْتَ تَكْتُبُ الْوَحْىَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَتَتَبَّعِ الْقُرْآنَ فَاجْمَعْهُ. فَوَاللَّهِ لَوْ كَلَّفَنِي نَقْلَ جَبَلٍ مِنَ الْجِبَالِ مَا كَانَ أَثْقَلَ عَلَىَّ مِمَّا أَمَرَنِي بِهِ مِنْ جَمْعِ الْقُرْآنِ. قُلْتُ: كَيْفَ تَفْعَلاَنِ شَيْئًا لَمْ يَفْعَلْهُ النَّبِيُّ ﷺ؟ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: هُوَ وَاللَّهِ خَيْرٌ. فَلَمْ أَزَلْ أُرَاجِعُهُ حَتَّى شَرَحَ اللَّهُ صَدْرِي لِلَّذِي شَرَحَ اللَّهُ لَهُ صَدْرَ أَبِي بَكْرٍ وَعُمَرَ. فَقُمْتُ فَتَتَبَّعْتُ الْقُرْآنَ أَجْمَعُهُ مِنَ الرِّقَاعِ وَالأَكْتَافِ وَالْعُسُبِ وَصُدُورِ الرِّجَالِ. حَتَّى وَجَدْتُ مِنْ سُورَةِ التَّوْبَةِ آيَتَيْنِ مَعَ خُزَيْمَةَ الأَنْصَارِيِّ، لَمْ أَجِدْهُمَا مَعَ أَحَدٍ غَيْرِهِ: ﴿ لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ. فَإِن تَوَلَّوْا فَقُلْ حَسْبِيَ اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ﴾ [التوبة : ١٢٨-١٢٩] وَكَانَتِ الصُّحُفُ الَّتِي جُمِعَ فِيهَا الْقُرْآنُ عِنْدَ أَبِي بَكْرٍ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ عِنْدَ عُمَرَ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ عِنْدَ حَفْصَةَ بِنْتِ عُمَرَ. تَابَعَهُ عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ وَاللَّيْثُ عَنْ يُونُسَ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ. وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ وَقَالَ: مَعَ أَبِي خُزَيْمَةَ الأَنْصَارِيِّ. وَقَالَ مُوسَى عَنْ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ مَعَ أَبِي خُزَيْمَةَ. وَتَابَعَهُ يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ عَنْ أَبِيهِ. وَقَالَ أَبُو ثَابِتٍ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، وَقَالَ: مَعَ خُزَيْمَةَ، أَوْ أَبِي خُزَيْمَةَ.