Sahihu i Buhariut — Hadithi 4684

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Jep, të të jap.” Po ashtu, Ai ka thënë: “Dora e Allahut është plot, dhënia kurrsesi nuk e pakëson, lëshon mirësi në vazhdimësi, ditë e natë.” Dhe ka thënë: “A nuk i keni parë begatitë që ka dhënë qëkurse e ka krijuar Qiellin dhe Tokën?! Ato kurrsesi nuk kanë pakësuar mirësitë në Dorën e Tij. Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën e Tij ndodhet peshoja, të cilën herë e ul, herë e ngre.” ﴾اعْتَرَاكَ﴿ (Iëterake): të kanë goditur (54); ﴾آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا﴿ (Ahidhun bi nasijetiha): në pushtetin dhe sundimin e Tij (56); ﴾عَنِيدٍ﴿ (Anid): kokëfortë (59); ﴾وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ﴿ (Eshhad): dëshmitarët (18); ﴾اسْتَعْمَرَكُمْ﴿ (Istamerakum): ju ka bërë banorë të saj (61); ﴾نَكِرَهُمْ﴿ (Nekirahum): nuk i pëlqeu (70); ﴾حَمِيدٌ مَّجِيدٌ﴿ (Hamidun Mexhidun): i Falënderuar dhe i Lavdëruar (73); ﴾سِجِّيلٍ﴿ (Sixhil): diçka e vrazhdë dhe e madhe (82).

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ: أَنْفِقْ أُنْفِقْ عَلَيْكَ، - وَقَالَ: - يَدُ اللَّهِ مَلْأَى، لاَ تَغِيضُهَا نَفَقَةٌ، سَحَّاءُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ، - وَقَالَ: - أَرَأَيْتُمْ مَا أَنْفَقَ مُنْذُ خَلَقَ السَّمَاءَ وَالأَرْضَ فَإِنَّهُ لَمْ يَغِضْ مَا فِي يَدِهِ، وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاءِ، وَبِيَدِهِ الْمِيزَانُ يَخْفِضُ وَيَرْفَعُ". ﴿اعْتَرَاكَ﴾ [٥٤] : افْتَعَلَ، مِنْ عَرَوْتُهُ أَيْ: أَصَبْتُهُ، وَمِنْهُ يَعْرُوهُ وَاعْتَرَانِي. ﴿آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا﴾ [٥٦]: أَيْ: فِي مِلْكِهِ وَسُلْطَانِهِ. ﴿عَنِيدٍ﴾ [٥٩]: وَعَنُودٌ وَعَانِدٌ وَاحِدٌ، هُوَ تَأْكِيدُ التَّجَبُّرِ. ﴿وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ﴾ [١٨]: وَاحِدُهُ شَاهِدٌ؛ مِثْلُ: صِاحِبٍ وَأَصْحَابٍ. ﴿اسْتَعْمَرَكُمْ﴾ [٦١]: جَعَلَكُمْ عُمَّارًا؛ أَعْمَرْتُهُ الدَّارَ، فَهْىَ عُمْرَى: جَعَلْتُهَا لَهُ. ﴿نَكِرَهُمْ﴾ [٧٠]: وَأَنْكَرَهُمْ وَاسْتَنْكَرَهُمْ وَاحِدٌ. ﴿حَمِيدٌ مَجِيدٌ﴾ [٧٣]: كَأَنَّهُ: فَعِيلٌ مِنْ مَاجِدٍ - مَحْمُودٌ مِنْ حَمِدَ -. ﴿سِجِّيلٍ﴾ [٨٢]: الشَّدِيدُ الْكَبِيرُ. سِجِّيلٌ وَسِجِّينٌ وَاحِدٌ، وَاللاَّمُ وَالنُّونُ أُخْتَانِ، وَقَالَ تَمِيمُ بْنُ مُقْبِلٍ وَرَجْلَةٍ يَضْرِبُونَ الْبَيْضَ ضَاحِيَةً ضَرْبًا تَوَاصَى بِهِ الأَبْطَالُ سِجِّينَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4684