Sahihu i Buhariut — Hadithi 4695

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth ajetit: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën...” (Jusuf, 110) a lexohet pastaj si: “janë shpallur gënjeshtarë (nga popujt e tyre), apo ka thënë: “janë braktisur (nga Allahu Fuqiplotë)”? - Populli i tyre i shpalli gënjeshtarë, - tha Aishja. - Por ata ishin plotësisht të bindur se populli i tyre i kishte përgënjeshtruar e nuk ka qenë vetëm hamendje, - tha Urve. - Po, ata kanë qenë plotësisht të bindur se populli i ka përgënjeshtruar, - tha Aishja. - Atëherë, ndoshta ajeti e ka kuptimin: “... dhe menduan se janë braktisur (nga Allahu Fuqiplotë)”? - pyeti Urve sërish. - Allahu na ruajttë! Pejgamberët asnjëherë nuk mendonin diçka të tillë për Zotin e tyre, - tha Aishja. - E si qëndron puna e këtij ajeti, pra? - pyeti Urve. - Aty, fjala është për pasuesit e pejgamberëve, të cilët kishin besuar Zotin e tyre dhe u kishin besuar pejgamberëve, por sprova u zgjati shumë dhe u vonua ndihma, saqë pejgamberët nuk kishin më shpresa te pjesa tjetër e popullit që i përgënjeshtronin dhe menduan se edhe pasuesit e tyre i kishin përgënjeshtruar, atëherë u erdhi ndihma e Allahut.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ لَهُ، وَهُوَ يَسْأَلُهَا عَنْ قَوْلِ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿حَتَّى إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ﴾ [يوسف: ١١٠] قَالَ: قُلْتُ: أَكُذِبُوا أَمْ كُذِّبُوا؟ قَالَتْ عَائِشَةُ: (كُذِّبُوا). قُلْتُ: فَقَدِ اسْتَيْقَنُوا أَنَّ قَوْمَهُمْ كَذَّبُوهُمْ، فَمَا هُوَ بِالظَّنِّ. قَالَتْ: أَجَلْ لَعَمْرِي لَقَدِ اسْتَيْقَنُوا بِذَلِكَ. فَقُلْتُ لَهَا: ﴿وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا﴾ . قَالَتْ: مَعَاذَ اللَّهِ! لَمْ تَكُنِ الرُّسُلُ تَظُنُّ ذَلِكَ بِرَبِّهَا. قُلْتُ: فَمَا هَذِهِ الآيَةُ؟ قَالَتْ: هُمْ أَتْبَاعُ الرُّسُلِ الَّذِينَ آمَنُوا بِرَبِّهِمْ وَصَدَّقُوهُمْ، فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْبَلاَءُ، وَاسْتَأْخَرَ عَنْهُمُ النَّصْرُ حَتَّى إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ مِمَّنْ كَذَّبَهُمْ مِنْ قَوْمِهِمْ، وَظَنَّتِ الرُّسُلُ أَنَّ أَتْبَاعَهُمْ قَدْ كَذَّبُوهُمْ، جَاءَهُمْ نَصْرُ اللَّهِ عِنْدَ ذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4695