Sahihu i Buhariut — Hadithi 47

Besimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Abdullah ibn Ali Menxhufiu na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Aufi nga Haseni dhe Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e përcjell xhenazen e një muslimani, duke besuar dhe llogaritur në shpërblim, si dhe qëndron aty derisa t'i falet namazi i xhenazes e të përfundojë varrimi, kthehet me shpërblim sa të dy kiratëve, ku çdonjëri prej tyre është sa madhësia e Uhudit. Ndërkaq, ai që fal namazin e xhenazes dhe kthehet para se të përfundojë varrimi, kthehet me shpërblimin e vetëm një kirati.” Transmetimin e Revhut e ka fuqizuar Othman Muedhini, i cili ka thënë: “Na ka treguar Aufi nga Muhamedi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ, ngjashëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَلِيٍّ الْمَنْجُوفِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَوْفٌ، عَنِ الْحَسَنِ، وَمُحَمَّدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: ‏ ‏"‏مَنِ اتَّبَعَ جَنَازَةَ مُسْلِمٍ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، وَكَانَ مَعَهُ حَتَّى يُصَلَّى عَلَيْهَا، وَيَفْرُغَ مِنْ دَفْنِهَا، فَإِنَّهُ يَرْجِعُ مِنَ الأَجْرِ بِقِيرَاطَيْنِ، كُلُّ قِيرَاطٍ مِثْلُ أُحُدٍ، وَمَنْ صَلَّى عَلَيْهَا ثُمَّ رَجَعَ قَبْلَ أَنْ تُدْفَنَ فَإِنَّهُ يَرْجِعُ بِقِيرَاطٍ‏"‏‏‏.‏ ‏ تَابَعَهُ عُثْمَانُ الْمُؤَذِّنُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَوْفٌ عَنْ مُحَمَّدٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ نَحْوَهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/47