Sahihu i Buhariut — Hadithi 4701

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ikrime se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu cakton ndonjë punë në qiell, melekët rrahin krahët në shenjë përuljeje ndaj urdhrit të Tij sikurse zinxhiri (kur bie) mbi sipërfaqen e gurit të lëmuar, kur Allahu ua kalon urdhrin atyre. Pasi t'u largohet frika nga zemrat, ata thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” - Të vërtetën. Ai është i Lartësuari dhe i Madhërishmi! - përgjigjen të tjerët. Ata (shejtanët) dëgjojnë vjedhurazi dhe janë radhë-radhë mbi njëri-tjetrin, kështu: - Sufjani (transmetuesi) e përshkroi me dorë duke hapur gishtërinjtë dhe duke i vendosur mbi njëri-tjetrin. - Ndodh që meteori flakërues ta godasë dëgjuesin para se t'ia përcjellë fjalët tjetrit dhe ta djegë, por, ndonjëherë (meteori) , e arrin pasi t'ia ketë përcjellë fjalët tjetrit dhe ky tjetrit poshtë tij, derisa ta përcjellin në tokë, ku e merr fallxhori, i cili ia bashkëngjit qindra gënjeshtra, e në atë rast njerëzit i besojnë dhe thonë: “A nuk na pati thënë se filan ditën do të ndodhë kështu e ashtu dhe na doli realitet?” - duke aluduar në fjalën që është dëgjuar nga qielli.” Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra: " Kur Allahu të caktojë ndonjë punë...” - dhe ka shtuar fjalët: ”... (fallxhori) dhe falltari.” Sufjani na ka treguar se Amri ka thënë: “E kam dëgjuar Ikrimen të thotë: “Ebu Hurejra na ka treguar: " Kur Allahu të caktojë ndonjë punë...” dhe ka thënë: "ku e merr fallxhori...” I thashë Sufjanit: “A ti e ke dëgjuar Amrin të thotë se e ka dëgjuar Ikrimen, të thotë se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën?” Tha: “Po.” I thashë Sufjanit: “Një person ka transmetuar nga ti prej Amrit, e ky nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ fjalën “fuzia” (pasi të largohet frika) e ka lexuar “furriga” (pasi t'u zbrazet frika). Sufjani u përgjigj: “Kështu e ka lexuar Amri, andaj nuk e di nëse e ka dëgjuar kësisoj apo jo.” Sufjani shton: “Ky është leximi ynë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - يَبْلُغُ بِهِ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "إِذَا قَضَى اللَّهُ الأَمْرَ فِي السَّمَاءِ ضَرَبَتِ الْمَلاَئِكَةُ بِأَجْنِحَتِهَا خُضْعَانًا لِقَوْلِهِ كَالسِّلْسِلَةِ عَلَى صَفْوَانٍ - قَالَ عَلِيٌّ: وَقَالَ غَيْرُهُ: - صَفْوَانٍ يَنْفُذُهُمْ ذَلِكَ، فَإِذَا فُزِّعَ عَنْ قُلُوبِهِمْ قَالُوا: مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ؟ قَالُوا لِلَّذِي قَالَ: الْحَقَّ، وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ. فَيَسْمَعُهَا مُسْتَرِقُو السَّمْعِ، وَمُسْتَرِقُو السَّمْعِ هَكَذَا، وَاحِدٌ فَوْقَ آخَرَ. - وَوَصَفَ سُفْيَانُ بِيَدِهِ، وَفَرَّجَ بَيْنَ أَصَابِعِ يَدِهِ الْيُمْنَى، نَصَبَهَا بَعْضَهَا فَوْقَ بَعْضٍ - فَرُبَّمَا أَدْرَكَ الشِّهَابُ الْمُسْتَمِعَ، قَبْلَ أَنْ يَرْمِيَ بِهَا إِلَى صَاحِبِهِ، فَيُحْرِقَهُ وَرُبَّمَا لَمْ يُدْرِكْهُ حَتَّى يَرْمِيَ بِهَا إِلَى الَّذِي يَلِيهِ إِلَى الَّذِي هُوَ أَسْفَلُ مِنْهُ حَتَّى يُلْقُوهَا إِلَى الأَرْضِ - وَرُبَّمَا قَالَ سُفْيَانُ: - حَتَّى تَنْتَهِيَ إِلَى الأَرْضِ -، فَتُلْقَى عَلَى فَمِ السَّاحِرِ، فَيَكْذِبُ مَعَهَا مِائَةَ كَذْبَةٍ فَيَصْدُقُ، فَيَقُولُونَ: أَلَمْ يُخْبِرْنَا يَوْمَ كَذَا وَكَذَا يَكُونُ كَذَا وَكَذَا؟ فَوَجَدْنَاهُ حَقًّا لِلْكَلِمَةِ الَّتِي سُمِعَتْ مِنَ السَّمَاءِ "-. حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: "إِذَا قَضَى اللَّهُ الأَمْرَ - وَزَادَ: الْكَاهِنِ" -. وَحَدَّثَنَا سُفْيَانُ فَقَالَ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ عِكْرِمَةَ: حَدَّثَنَا أَبُو هُرَيْرَةَ قَالَ: "إِذَا قَضَى اللَّهُ الأَمْرَ"، وَقَالَ: عَلَى فَمِ السَّاحِ رِ. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: أَأَنْتَ سَمِعْتَ عَمْراً؟ قَالَ: سَمِعْتُ عِكْرِمَةَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ؟ قَالَ؟ نَعَمْ. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: إِنَّ إِنْسَانًا رَوَى عَنْكَ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَيَرْفَعُهُ: أَنَّهُ قَرَأَ: [فُرِّغَ]. قَالَ سُفْيَانُ: هَكَذَا قَرَأَ عَمْرٌو، فَلاَ أَدْرِي سَمِعَهُ هَكَذَا أَمْ لاَ. قَالَ سُفْيَانُ: وَهِيَ قِرَاءَتُنَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4701