Sahihu i Buhariut — Hadithi 4703

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Seid ibn Mualai

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai tregon: “Teksa po falesha në xhami, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dhe më thirri, por unë nuk iu përgjigja derisa e kreva namazin. Kur shkova, më tha: “Çfarë të pengoi të vish?” I thashë: “Isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “O ju besimtarë! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret!” ? (Enfal, 24) Pastaj më tha: “Do të ta mësoj suren më madhështore në Kuran, para se të dalësh prej xhamisë?” Kur deshi të dalë (prej xhamisë), ia kujtova atë që më tha më herët, e në atë rast m'u drejtua: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve. (Fatiha, 1) Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ خُبَيْبِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدِ بْنِ الْمُعَلَّى قَالَ: مَرَّ بِيَ النَّبِيُّ ﷺ وَأَنَا أُصَلِّي، فَدَعَانِي فَلَمْ آتِهِ حَتَّى صَلَّيْتُ، ثُمَّ أَتَيْتُ فَقَالَ: "مَا مَنَعَكَ أَنْ تَأْتِيَ؟" فَقُلْتُ: كُنْتُ أُصَلِّي. فَقَالَ: "أَلَمْ يَقُلِ اللَّهُ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ﴾ ؟ [الأَنْفَال: ٢٤] ثُمَّ قَالَ: أَلاَ أُعَلِّمُكَ أَعْظَمَ سُورَةٍ فِي الْقُرْآنِ قَبْلَ أَنْ أَخْرُجَ مِنَ الْمَسْجِدِ؟" فَذَهَبَ النَّبِيُّ ﷺ لِيَخْرُجَ مِنَ الْمَسْجِدِ فَذَكَّرْتُهُ فَقَالَ: " ﴿الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ﴾ [الفاتحة: ١] هِيَ السَّبْعُ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنُ الْعَظِيمُ الَّذِي أُوتِيتُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4703