Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke qenë në xhami, i kërkoi Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. (Mes tyre shpërtheu një zënkë, ndaj) u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Doli, ngriti perden e derës dhe thirri: - “O Kab ibn Malik! O Kab!” - Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi, e Pejgamberi ﷺ i bëri me shenjë, t'ia falte gjysmën e borxhit. - Atëherë, po ia fal, o i Dërguari i Allahut! - “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur)! ” - i tha tjetrit.
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ بْنُ يَزِيدَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، أَنَّ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، تَقَاضَى ابْنَ أَبِي حَدْرَدٍ دَيْنًا كَانَ لَهُ عَلَيْهِ، فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ، فَارْتَفَعَتْ أَصْوَاتُهُمَا حَتَّى سَمِعَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي بَيْتِهِ، فَخَرَجَ إِلَيْهِمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى كَشَفَ سِجْفَ حُجْرَتِهِ وَنَادَى: "[يَا] كَعْبُ بْنَ مَالِكٍ، يَا كَعْبُ!" قَالَ: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَأَشَارَ بِيَدِهِ أَنْ ضَعِ الشَّطْرَ مِنْ دَيْنِكَ. قَالَ كَعْبٌ: قَدْ فَعَلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قُمْ فَاقْضِهِ".