Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufedali, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në minber, një njeri e pyeti: “Çfarë na thua për namazin e natës?” Ai iu përgjigj: “E fal dy nga dy . Nëse ke frikë se po hyn agimi, e fal vetëm një rekat, duke e përmbyllur me rekat tek .” Ibn Omeri thoshte: “Përmbylleni namazin e natës me vitër (numër tek të rekateve), sepse kështu ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: سَأَلَ رَجُلٌ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ عَلَى الْمِنْبَرِ: مَا تَرَى فِي صَلاَةِ اللَّيْلِ؟ قَالَ: "مَثْنَى مَثْنَى، فَإِذَا خَشِيَ الصُّبْحَ صَلَّى وَاحِدَةً، فَأَوْتَرَتْ لَهُ مَا صَلَّى". وَإِنَّهُ كَانَ يَقُولُ: اجْعَلُوا آخِرَ صَلاَتِكُمْ وِتْرًا، فَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَمَرَ بِهِ.