{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4726",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4726",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4726",
  "text": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala ibn Muslimi dhe Amër ibn Dinari se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ishim në shtëpinë e Ibn Abasit kur na tha: “Më pyetni!” Unë i thashë: “O Ebu Abas, Allahu më bëftë kurban për ty! Në Kufe është një burrë rrëfyes, të cilin e quajnë Neuf. Ai pretendon se (Musai në tregimin e Hidrit) nuk është Musai i benu israilëve.” Ibn Abasi u përgjigj: “Ka gënjyer armiku i Allahut! Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një ditë, Musai, i dërguari i Allahut ﷺ, u ligjëroi njerëzve, saqë sytë u rrodhën lot dhe zemrat iu zbutën. Kur nisi të largohej, një burrë e ndali dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, a ka në Tokë njeri më të ditur se ti?” Ai u përgjigj: “Jo.” Por, më pas u qortua pse diturinë nuk ia atribuoi Allahut dhe iu tha: “Nuk është ashtu.” Musai pyeti: “O Zoti im, e ku është ai (njeri më i ditur) ?” Allahu iu përgjigj: “ Në vendin ku takohen dy detet .” Musai vazhdoi: “O Zoti im, më bëj një shenjë, që ta di ku është ai vend.” Allahu Fuqiplotë i tha: “Në vendin ku të humb peshku, - ose ka thënë: - Merr një peshk të ngordhur dhe ndalu aty ku peshku do të ringjallet.” Kështu, Musai mori një peshk, e vendosi në një shportë dhe iu drejtua shoqëruesit të vet: “Po të ngarkoj vetëm me këtë detyrë: të më njoftosh kur peshku të humbë.” Ai ia ktheu: “Nuk më ke ngarkuar me diçka të rëndë.” Në këtë aludon fjala e Allahut të Lartësuar: “Kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte...” (Kehf, 60) Pra, fjala është për Jusha ibn Nunin. Teksa ndodheshin nën hijen e një shkëmbi, në një vend me lagështi, peshku filloi të lëvizë (rrësqasë) , por djaloshi tha: “Nuk do ta zgjoj (Musain) , derisa t'i dalë gjumi vetë.” Më pas, harroi ta njoftojë për atë që kishte ndodhur. Kështu, peshku rrëshqiti derisa ra në det. Allahu e ndali rrjedhën e ujit dhe gjurmët e tij mbetën si në gur. - Amri (njëri prej transmetuesve) thotë: “Pra, në këtë formë” - dhe formoi një rreth me gishtat e mëdhenj dhe ata tregues të të dyja duarve. - (Musai tha:) “Ky udhëtim na molisi.” (62) Djaloshi i tha: “Allahu të ka kursyer nga lodhja.” Pastaj u kthyen nga kishin ardhur, për ta gjetur Hidrin mbi një shtrojë të gjelbër, në mes të detit, të mbështjellë me një pelerinë, njërin skaj nën këmbë e tjetrin nën kokë. Musai e përshëndeti me selam dhe ai e zbuloi fytyrën e tha: - Ka paqe në trojet e mia? Kush je ti? - Unë jam Musai. - Musai i benu israilëve? - Po. - Për çfarë ke ardhur? - pyeti Hidri. - Kam ardhur të më mësosh nga urtësia jote. - A nuk po të mjafton që Tevrati është në duart e tua dhe po të vjen shpallja, o Musa? Unë posedoj dituri që ti nuk e di dhe ti posedon dituri që unë nuk e di, - tha Hidri. Një zog u ul dhe me sqepin e tij piu ujë në det, e në atë rast Hidri tha: “Betohem në Allahun se dituria ime dhe jotja, në raport me diturinë e Allahut, janë sikurse këto pika uji që ky zog i mori me sqepin e tij nga deti.” Pasi hipën në anije, panë njerëz me anije të vogla që i bartnin udhëtarët nga njëra anë e detit në tjetrën. Pronarët e anijes e njohën Hidrin dhe thanë: “Robi i mbarë i Allahut (Hidri) . Nuk do t'i marrim pagesë për ta bartur.” Hidri prishi një pjesë të anijes dhe vendosi disa hunj në atë vend (për ta arnuar) . Musai i tha: “... e hape vrimën për t'i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë shumë të keqe.” (71) Hidri ia ktheu: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” (72) Pejgamberi ﷺ tha: “Ndërhyrja e parë qe nga harresa, e dyta e kushtëzuar, kurse e treta e qëllimshme. Musai u përgjigj: “Mos më qorto se harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!” (73) Pastaj: “... takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau.” (74) Pra, takuan disa fëmijë duke lozur dhe Hidri mori një djalosh jobesimtar zbavitës, e shtriu përtokë dhe ia hoqi kokën me shpatë. Musai iu drejtua: “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?!” (74) Vazhduan rrugën ku gjetën një mur: “... që veç sa s'ishte rrëzuar dhe Hidri e drejtoi.” Musai i tha: “Po deshe, mund të marrësh shpërblim për këtë.” (77) Seidi thotë: “Në ajetin: “... prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë” thonë se fjala është për mbretin Huded ibn Budedi, kurse djaloshi të cilin e vrau Hidri thonë se quhej Hajsur.” “Hidri tha: “... prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë” , (79) prandaj desha që, kur ata të kalojnë pranë tij me anijen e tyre, ai të mos ua marrë për shkak të prishjes që kishte. Pasi ta kalonin atë vend, ata do ta rregullonin dhe do të vazhdonin ta përdornin. Sa për djaloshin: “... prindërit e tij ishin besimtarë” , kurse ai vetë ishte jobesimtar: “Ne e dinim se do t'i çonte ata në të keqe dhe mosbesim.” (80) Pra, dashuria e tyre për të do t'i shtynte që ta pasonin fenë e tij: “... dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të tij t'u jepte një më të mirë e më të pastër.” (81) Këto i tha si përgjigje për fjalët e Musait: “Përse vrave një njeri të pafajshëm... ”, si dhe Zoti do t'i furnizojë me një: “... më të mëshirshëm për ta. ” Pra, ata do të jenë më të mëshirshëm ndaj tij sesa ndaj të parit që Hidri e vrau. Disa transmetues të tjerë përmendin se fëmija me të cilin u furnizuan pastaj ishte vajzë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4726",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ubej ibn Kab Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي يَعْلَى بْنُ مُسْلِمٍ وَعَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، - يَزِيدُ أَحَدُهُمَا عَلَى صَاحِبِهِ وَغَيْرَهُمَا قَدْ سَمِعْتُهُ يُحَدِّثُهُ عَنْ سَعِيدٍ - قَالَ: إِنَّا لَعِنْدَ ابْنِ عَبَّاسٍ فِي بَيْتِهِ، إِذْ قَالَ: سَلُونِي! قُلْتُ: أَىْ أَبَا عَبَّاسٍ، جَعَلَنِي اللَّهُ فِدَاكَ، إَنَّ بِالْكُوفَةِ رَجُلاً قَاصًّا يُقَالُ لَهُ نَوْفٌ، يَزْعُمُ أَنَّهُ لَيْسَ بِمُوسَى بَنِي إِسْرَائِيلَ - أَمَّا عَمْرٌو فَقَالَ لِي: قَالَ: قَدْ كَذَبَ عَدُوُّ اللَّهِ، وَأَمَّا يَعْلَى فَقَالَ لِي: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ -: حَدَّثَنِي أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مُوسَى رَسُولُ اللَّهِ - ﷺ - قَالَ: ذَكَّرَ النَّاسَ يَوْمًا حَتَّى إِذَا فَاضَتِ الْعُيُونُ، وَرَقَّتِ الْقُلُوبُ وَلَّى فَأَدْرَكَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: أَيْ رَسُولَ اللَّهِ! هَلْ فِي الأَرْضِ أَحَدٌ أَعْلَمُ مِنْكَ؟ قَالَ: لاَ. فَعُتِبَ عَلَيْهِ إِذْ لَمْ يَرُدَّ الْعِلْمَ إِلَى اللَّهِ. قِيلَ: بَلَى. قَالَ أَيْ رَبِّ فَأَيْنَ؟ قَالَ: بِمَجْمَعِ الْبَحْرَيْنِ. قَالَ: أَيْ رَبِّ اجْعَلْ لِي عَلَمًا أَعْلَمُ ذَلِكَ مِنْهُ - فَقَالَ لِي عَمْرٌو: قَالَ: \"حَيْثُ يُفَارِقُكَ الْحُوتُ\". وَقَالَ لِي يَعْلَى: قَالَ: \"خُذْ حوتًا مَيِّتًا حَيْثُ يُنْفَخُ فِيهِ الرُّوحُ \". فَأَخَذَ حُوتًا فَجَعَلَهُ فِي مِكْتَلٍ فَقَالَ لِفَتَاهُ: لاَ أُكَلِّفُكَ إِلاَّ أَنْ تُخْبِرَنِي بِحَيْثُ يُفَارِقُكَ الْحُوتُ. قَالَ: مَا كَلَّفْتَ كَثِيرًا، فَذَلِكَ قَوْلُهُ جَلَّ ذِكْرُهُ: ﴿وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِفَتَاهُ﴾ [الكهف: ٦٠] يُوشَعَ بْنِ نُونٍ - لَيْسَتْ عَنْ سَعِيدٍ -. قَالَ: فَبَيْنَمَا هُوَ فِي ظِلِّ صَخْرَةٍ فِي مَكَانٍ ثَرْيَانَ، إِذْ تَضَرَّبَ الْحُوتُ، وَمُوسَى نَائِمٌ، فَقَالَ فَتَاهُ: لاَ أُوقِظُهُ، حَتَّى إِذَا اسْتَيْقَظَ، فَنَسِيَ أَنْ يُخْبِرَهُ، وَتَضَرَّبَ الْحُوتُ حَتَّى دَخَلَ الْبَحْرَ، فَأَمْسَكَ اللَّهُ عَنْهُ جِرْيَةَ الْبَحْرِ حَتَّى كَأَنَّ أَثَرَهُ فِي حَجَرٍ - قَالَ لِي عَمْرٌو: هَكَذَا كانَ أَثَرَهُ فِي حَجَرٍ، وَحَلَّقَ بَيْنَ إِبْهَامَيْهِ وَاللَّتَيْنِ تَلِيانِهِمَا - ﴿لَقَدْ لَقِينَا مِنْ سَفَرِنَا هَذَا نَصَبًا﴾ [٦٢] قَالَ: قَدْ قَطَعَ اللَّهُ عَنْكَ النَّصَبَ - لَيْسَتْ هَذِهِ عَنْ سَعِيدٍ أَخْبَرَهُ -، فَرَجَعَا فَوَجَدَا خَضِرًا - قَالَ لِي عُثْمَانُ بْنُ أَبِي سُلَيْمَانَ: عَلَى طِنْفِسَةٍ خَضْرَاءَ عَلَى كَبِدِ الْبَحْرِ، قَالَ سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ: مُسَجًّى بِثَوْبِهِ: قَدْ جَعَلَ طَرَفَهُ تَحْتَ رِجْلَيْهِ وَطَرَفَهُ تَحْتَ رَأْسِهِ، - فَسَلَّمَ عَلَيْهِ مُوسَى، فَكَشَفَ عَنْ وَجْهِهِ وَقَالَ: هَلْ بِأَرْضِي مِنْ سَلاَمٍ؟ مَنْ أَنْتَ؟ قَالَ: أَنَا مُوسَى. قَالَ: مُوسَى بَنِي إِسْرَائِيلَ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَمَا شَأْنُكَ؟ قَالَ: جِئْتُ لِتُعَلِّمَنِي مِمَّا عُلِّمْتَ رَشَدًا. قَالَ: أَمَا يَكْفِيكَ أَنَّ التَّوْرَاةَ بِيَدَيْكَ وَأَنَّ الْوَحْىَ يَأْتِيكَ، يَا مُوسَى؟ إِنَّ لِي عِلْمًا لاَ يَنْبَغِي لَكَ أَنْ تَعْلَمَهُ. وَإِنَّ لَكَ عِلْمًا لاَ يَنْبَغِي لِي أَنْ أَعْلَمَهُ. فَأَخَذَ طَائِرٌ بِمِنْقَارِهِ مِنَ الْبَحْرِ، وَقَالَ: وَاللَّهِ مَا عِلْمِي وَمَا عِلْمُكَ فِي جَنْبِ عِلْمِ اللَّهِ إِلاَّ كَمَا أَخَذَ هَذَا الطَّائِرُ بِمِنْقَارِهِ مِنَ الْبَحْرِ. حَتَّى إِذَا رَكِبَا فِي السَّفِينَةِ وَجَدَا مَعَابِرَ صِغَارًا تَحْمِلُ أَهْلَ هَذَا السَّاحِلِ إِلَى أَهْلِ هَذَا السَّاحِلِ الآخَرِ عَرَفُوهُ، فَقَالُوا: عَبْدُ اللَّهِ الصَّالِحُ - قَالَ: قُلْنَا لِسَعِيدٍ: خَضِرٌ؟ قَالَ: نَعَمْ - لاَ نَحْمِلُهُ بِأَجْرٍ. فَخَرَقَهَا وَوَتَدَ فِيهَا وَتِدًا. قَالَ مُوسَى: ﴿أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْئًا إِمْرًا ﴾ [٧١] - قَالَ مُجَاهِدٌ: مُنْكَرًا - قَالَ: ﴿أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَنْ تَسْتَطِيعَ مَعِي صَبْرًا ﴾؟ [٧٢] كَانَتِ الأُولَى نِسْيَانًا، وَالْوُسْطَى شَرْطًا، وَالثَّالِثَةُ عَمْدًا. قَالَ: ﴿لاَ تُؤَاخِذْنِي بِمَا نَسِيتُ وَلاَ تُرْهِقْنِي مِنْ أَمْرِي عُسْرًا ﴾ [٧٣] ﴿لَقِيَا غُلاَمًا فَقَتَلَهُ﴾ [٧٤] - قَالَ يَعْلَى: قَالَ سَعِيدٌ - وَجَدَ غِلْمَانًا يَلْعَبُونَ، فَأَخَذَ غُلاَمًا كَافِرًا ظَرِيفًا، فَأَضْجَعَهُ ثُمَّ ذَبَحَهُ بِالسِّكِّينِ. قَالَ: ﴿أَقَتَلْتَ نَفْسًا زَكِيَّةً بِغَيْرِ نَفْسٍ﴾ لَمْ تَعْمَلْ بِالْحِنْثِ - وَابْنُ عَبَّاسٍ قَرَأَهَا: ﴿زَكِيَّةً﴾ : زَاكِيَةً مُسْلِمَةً، كَقَوْلِكَ غُلاَمًا زَكِيًّا - ﴿فَانْطَلَقَا، فَوَجَدَا جِدَارًا يُرِيدُ أَنْ يَنْقَضَّ فَأَقَامَهُ﴾ [٧٧] - قَالَ سَعِيدٌ بِيَدِهِ هَكَذَا، وَرَفَعَ يَدَهُ فَاسْتَقَامَ. قَالَ يَعْلَى: حَسِبْتُ أَنَّ سَعِيدًا قَالَ: فَمَسَحَهُ بِيَدِهِ فَاسْتَقَامَ -، ﴿لَوْ شِئْتَ لاَتَّخَذْتَ عَلَيْهِ أَجْرًا﴾ - قَالَ سَعِيدٌ: أَجْرًا نَأْكُلُهُ - ﴿وَكَانَ وَرَاءَهُمْ مَلِكٌ﴾ [٧٩]، وَكَانَ أَمَامَهُمْ؛ قَرَأَهَا ابْنُ عَبَّاسٍ: (أَمَامَهُمْ مَلِكٌ) يَزْعُمُونَ عَنْ غَيْرِ سَعِيدٍ أَنَّهُ هُدَدُ بْنُ بُدَدَ، [وَ]الْغُلاَمُ الْمَقْتُولُ يَزْعُمُونَ اسْمُهُ حَيْسُورُ - ﴿مَلِكٌ يَأْخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصْبًا﴾، فَأَرَدْتُ إِذَا هِيَ مَرَّتْ بِهِ أَنْ يَدَعَهَا لِعَيْبِهَا، فَإِذَا جَاوَزُوا أَصْلَحُوهَا فَانْتَفَعُوا بِهَا - وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ: سَدُّوهَا بِقَارُورَةٍ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ: بِالْقَارِ - ﴿كَانَ أَبَوَاهُ مُؤْمِنَيْنِ﴾ [٨٠] ، وَكَانَ كَافِرًا، ﴿فَخَشِينَا أَنْ يُرْهِقَهُمَا طُغْيَانًا وَكُفْرًا﴾ ، أَنْ يَحْمِلَهُمَا حُبُّهُ عَلَى أَنْ يُتَابِعَاهُ عَلَى دِينِهِ؛ ﴿فَأَرَدْنَا أَنْ يُبَدِّلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيْرًا مِنْهُ زَكَاةً﴾، [٨١] لِقَوْلِهِ: ﴿أَقَتَلْتَ نَفْسًا زَكِيَّةً﴾ [٧٤]، ﴿وَأَقْرَبَ رُحْمًا﴾ [٨١]: هُمَا بِهِ أَرْحَمُ مِنْهُمَا بِالأَوَّلِ الَّذِي قَتَلَ خَضِرٌ، وَزَعَمَ غَيْرُ سَعِيدٍ أَنَّهُمَا أُبْدِلاَ جَارِيَةً، وأَمَّا دَاوُدُ بْنُ أَبِي عَاصِمٍ فَقَالَ عَنْ غَيْرِ وَاحِدٍ إِنَّهَا جَارِيَةٌ\".",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala ibn Muslimi dhe Amër ibn Dinari se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ishim në shtëpinë e Ibn Abasit kur na tha: “Më pyetni!” Unë i thashë: “O Ebu Abas, Allahu më bëftë kurban për ty! Në Kufe është një burrë rrëfyes, të cilin e quajnë Neuf. Ai pretendon se (Musai në tregimin e Hidrit) nuk është Musai i benu israilëve.” Ibn Abasi u përgjigj: “Ka gënjyer armiku i Allahut! Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një ditë, Musai, i dërguari i Allahut ﷺ, u ligjëroi njerëzve, saqë sytë u rrodhën lot dhe zemrat iu zbutën. Kur nisi të largohej, një burrë e ndali dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, a ka në Tokë njeri më të ditur se ti?” Ai u përgjigj: “Jo.” Por, më pas u qortua pse diturinë nuk ia atribuoi Allahut dhe iu tha: “Nuk është ashtu.” Musai pyeti: “O Zoti im, e ku është ai (njeri më i ditur) ?” Allahu iu përgjigj: “ Në vendin ku takohen dy detet .” Musai vazhdoi: “O Zoti im, më bëj një shenjë, që ta di ku është ai vend.” Allahu Fuqiplotë i tha: “Në vendin ku të humb peshku, - ose ka thënë: - Merr një peshk të ngordhur dhe ndalu aty ku peshku do të ringjallet.” Kështu, Musai mori një peshk, e vendosi në një shportë dhe iu drejtua shoqëruesit të vet: “Po të ngarkoj vetëm me këtë detyrë: të më njoftosh kur peshku të humbë.” Ai ia ktheu: “Nuk më ke ngarkuar me diçka të rëndë.” Në këtë aludon fjala e Allahut të Lartësuar: “Kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte...” (Kehf, 60) Pra, fjala është për Jusha ibn Nunin. Teksa ndodheshin nën hijen e një shkëmbi, në një vend me lagështi, peshku filloi të lëvizë (rrësqasë) , por djaloshi tha: “Nuk do ta zgjoj (Musain) , derisa t'i dalë gjumi vetë.” Më pas, harroi ta njoftojë për atë që kishte ndodhur. Kështu, peshku rrëshqiti derisa ra në det. Allahu e ndali rrjedhën e ujit dhe gjurmët e tij mbetën si në gur. - Amri (njëri prej transmetuesve) thotë: “Pra, në këtë formë” - dhe formoi një rreth me gishtat e mëdhenj dhe ata tregues të të dyja duarve. - (Musai tha:) “Ky udhëtim na molisi.” (62) Djaloshi i tha: “Allahu të ka kursyer nga lodhja.” Pastaj u kthyen nga kishin ardhur, për ta gjetur Hidrin mbi një shtrojë të gjelbër, në mes të detit, të mbështjellë me një pelerinë, njërin skaj nën këmbë e tjetrin nën kokë. Musai e përshëndeti me selam dhe ai e zbuloi fytyrën e tha: - Ka paqe në trojet e mia? Kush je ti? - Unë jam Musai. - Musai i benu israilëve? - Po. - Për çfarë ke ardhur? - pyeti Hidri. - Kam ardhur të më mësosh nga urtësia jote. - A nuk po të mjafton që Tevrati është në duart e tua dhe po të vjen shpallja, o Musa? Unë posedoj dituri që ti nuk e di dhe ti posedon dituri që unë nuk e di, - tha Hidri. Një zog u ul dhe me sqepin e tij piu ujë në det, e në atë rast Hidri tha: “Betohem në Allahun se dituria ime dhe jotja, në raport me diturinë e Allahut, janë sikurse këto pika uji që ky zog i mori me sqepin e tij nga deti.” Pasi hipën në anije, panë njerëz me anije të vogla që i bartnin udhëtarët nga njëra anë e detit në tjetrën. Pronarët e anijes e njohën Hidrin dhe thanë: “Robi i mbarë i Allahut (Hidri) . Nuk do t'i marrim pagesë për ta bartur.” Hidri prishi një pjesë të anijes dhe vendosi disa hunj në atë vend (për ta arnuar) . Musai i tha: “... e hape vrimën për t'i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë shumë të keqe.” (71) Hidri ia ktheu: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” (72) Pejgamberi ﷺ tha: “Ndërhyrja e parë qe nga harresa, e dyta e kushtëzuar, kurse e treta e qëllimshme. Musai u përgjigj: “Mos më qorto se harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!” (73) Pastaj: “... takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau.” (74) Pra, takuan disa fëmijë duke lozur dhe Hidri mori një djalosh jobesimtar zbavitës, e shtriu përtokë dhe ia hoqi kokën me shpatë. Musai iu drejtua: “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?!” (74) Vazhduan rrugën ku gjetën një mur: “... që veç sa s'ishte rrëzuar dhe Hidri e drejtoi.” Musai i tha: “Po deshe, mund të marrësh shpërblim për këtë.” (77) Seidi thotë: “Në ajetin: “... prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë” thonë se fjala është për mbretin Huded ibn Budedi, kurse djaloshi të cilin e vrau Hidri thonë se quhej Hajsur.” “Hidri tha: “... prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë” , (79) prandaj desha që, kur ata të kalojnë pranë tij me anijen e tyre, ai të mos ua marrë për shkak të prishjes që kishte. Pasi ta kalonin atë vend, ata do ta rregullonin dhe do të vazhdonin ta përdornin. Sa për djaloshin: “... prindërit e tij ishin besimtarë” , kurse ai vetë ishte jobesimtar: “Ne e dinim se do t'i çonte ata në të keqe dhe mosbesim.” (80) Pra, dashuria e tyre për të do t'i shtynte që ta pasonin fenë e tij: “... dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të tij t'u jepte një më të mirë e më të pastër.” (81) Këto i tha si përgjigje për fjalët e Musait: “Përse vrave një njeri të pafajshëm... ”, si dhe Zoti do t'i furnizojë me një: “... më të mëshirshëm për ta. ” Pra, ata do të jenë më të mëshirshëm ndaj tij sesa ndaj të parit që Hidri e vrau. Disa transmetues të tjerë përmendin se fëmija me të cilin u furnizuan pastaj ishte vajzë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4726.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4726.json"
  }
}