Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova tek As ibn Vaili për t'i kërkuar një borxh që ma kishte marrë, por ai më tha: - Nuk ta kthej, derisa ta mohosh Muhamedin. - Jo, derisa të vdesësh e të ringjallesh sërish, - ia ktheva. - Do të vdes e të ringjallem sërish, vallë? - pyeti ai. - Po, - i thashë. - Pasi të ringjallem, do të kem pasuri dhe pasardhës. Atëherë do të ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77) Këtë e transmetojnë edhe Thevriu, Shuëbe, Hafsi, Ebu Muaviu dhe Vekiu nga Ameshi.
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: سَمِعْتُ خَبَّابًا قَالَ: جِئْتُ الْعَاصَ بْنَ وَائِلٍ السَّهْمِيَّ أَتَقَاضَاهُ حَقًّا لِي عِنْدَهُ، فَقَالَ: لاَ أُعْطِيكَ حَتَّى تَكْفُرَ بِمُحَمَّدٍ. فَقُلْتُ: لاَ حَتَّى تَمُوتَ ثُمَّ تُبْعَثَ. قَالَ: وَإِنِّي لَمَيِّتٌ ثُمَّ مَبْعُوثٌ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: إِنَّ لِي هُنَاكَ مَالاً وَوَلَدًا فَأَقْضِيكَهُ، فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لأُوتَيَنَّ مَالاً وَوَلَدًا﴾ [مريم: ٧٧] رَوَاهُ الثَّوْرِيُّ وَشُعْبَةُ وَحَفْصٌ وَأَبُو مُعَاوِيَةَ وَوَكِيعٌ عَنِ الأَعْمَشِ.