Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Ademi dhe Musai u takuan, Musai iu drejtua Ademit: “Ti je ai që njerëzve ua solle vuajtjen dhe i nxore prej Xhenetit?!” - Ndërkaq, ti je ai që Allahu të përzgjodhi me shpallje, të zgjodhi për Vete dhe ta shpalli ty Tevratin? - ia ktheu Ademi. - Po, - i tha Musai. - Dhe aty e ke gjetur se (ajo që përmende më herët) më është caktuar mua, para se Allahu të më krijojë? - e pyeti Ademi. - Po, - i tha Musai. Pejgamberi ﷺ tha: “Ademi triumfoi kundrejt Musait.” ﴾الْيَمِّ﴿ (Eljem): deti (39)
حَدَّثَنَا الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا مَهْدِيُّ بْنُ مَيْمُونٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِيرِينَ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "الْتَقَى آدَمُ وَمُوسَى، فَقَالَ مُوسَى لآدَمَ: أَنْتَ الَّذِي أَشْقَيْتَ النَّاسَ وَأَخْرَجْتَهُمْ مِنَ الْجَنَّةِ؟ قَالَ لَهُ آدَمُ: أَنْتَ الَّذِي اصْطَفَاكَ اللَّهُ بِرِسَالَتِهِ، وَاصْطَفَاكَ لِنَفْسِهِ، وَأَنْزَلَ عَلَيْكَ التَّوْرَاةَ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَوَجَدْتَهَا كُتِبَ عَلَىَّ قَبْلَ أَنْ يَخْلُقَنِي؟ قَالَ: نَعَمْ. فَحَجَّ آدَمُ مُوسَى". ﴿الْيَمِّ﴾ [٣٩]: الْبَحْرِ.