Sahihu i Buhariut — Hadithi 4740

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire ibn Numani, - dijetar nga Nehaiu, - e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ gjatë ligjërimit ka thënë: “Do të ringjalleni para Allahut këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë” , (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “I pari nga krijesat që do t'i vishen rrobat Ditën e Kiametit do të jetë Ibrahimi. Pastaj sillen disa pjesëtarë të umetit tim, të cilët do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi!” Por, më thonë: “Ti nuk e di se çfarë risish kanë shpikur pas teje.” Atëherë, unë do të them ashtu siç ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ): “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre...” (Maide, 117) Atëherë më thuhet: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنِ الْمُغِيرَةِ بْنِ النُّعْمَانِ - شَيْخٍ مِنَ النَّخَعِ - عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَطَبَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "إِنَّكُمْ مَحْشُورُونَ إِلَى اللَّهِ حُفَاةً عُرَاةً غُرْلاً، ﴿كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُعِيدُهُ وَعْدًا عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ﴾ [الأنبياء: ١٠٤] ثُمَّ إِنَّ أَوَّلَ مَنْ يُكْسَى يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِبْرَاهِيمُ. أَلاَ إِنَّهُ يُجَاءُ بِرِجَالٍ مِنْ أُمَّتِي، فَيُؤْخَذُ بِهِمْ ذَاتَ الشِّمَالِ، فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أَصْحَابِي! فَيُقَالُ: لاَ تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ. فَأَقُولُ كَمَا قَالَ الْعَبْدُ الصَّالِحُ: ﴿وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ ﴾ [المائدة: ١١٧] فَيُقَالُ: إِنَّ هَؤُلاَءِ لَمْ يَزَالُوا مُرْتَدِّينَ عَلَى أَعْقَابِهِمْ مُنْذُ فَارَقْتَهُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4740