Sahihu i Buhariut — Hadithi 4747

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Hisham ibn Hasani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Hilal ibn Umeje e akuzoi bashkëshorten e vet te Pejgamberi ﷺ se kishte diçka me Sherik ibn Sahmain. Pejgamberi ﷺ i tha: “Ose sill dëshmi, ose prite dënimin në shpinën tënde!” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Njeriu e sheh burrin e huaj mbi gruan e vet e të dalë të kërkojë dëshmitarë?” Por, Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Ose sill dëshmi, ose prite dënimin në shpinën tënde!” Hilali tha: “Për Atë, që të dërgoi me të vërtetën, unë po e them të vërtetën dhe Allahu do të zbresë shpallje e cila do ta shfajësojë (shpëtojë) shpinën time nga dënimi.” Kështu, Xhibrili zbriti dhe ia shpalli ajetet: “Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë, se thotë të vërtetën, dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar dhe, herën e pestë, të kërkojë hidhërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.” (Nur, 6-9) Atëherë Pejgamberi ﷺ u nis dhe dërgoi dikë ta thërrasë gruan e Hilalit. Kështu, Hilali erdhi dhe dëshmoi (kundër saj), ndërsa Pejgamberi ﷺ u thoshte: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, por cili prej jush po pendohet?” Më pas, edhe ajo u ngrit dhe dëshmoi (për pafajësinë e vet), e, kur erdhi te dëshmia e pestë, e ndalën dhe i thanë: “Kjo e obligon (dënimin e rëndë).” Ibn Abasi tha: “Ajo u ndal dhe (sikur) u kthye, saqë ne menduam se ajo u tërhoq, por pastaj tha: “Unë nuk do ta turpëroj fisin tim kurrë”, - dhe vazhdoi (betimin). Pas kësaj Pejgamberi ﷺ tha: “Shikojeni atë, nëse e lind fëmijën me sy të zi, me vithe të mëdha dhe më kërcinj të plotë, fëmija është i Sherik ibn Sahmanit.” Kështu, ajo e lindi fëmijën siç e përshkroi Pejgamberi ﷺ, e në atë rast ai tha: “Sikur të mos ishte ajo që kaloi (gjykimi) me Librin e Allahut, do të sillesha me të ndryshe (pra, do ta gurëzoja) .”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ عَنْ هِشَامِ بْنِ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ هِلاَلَ بْنَ أُمَيَّةَ قَذَفَ امْرَأَتَهُ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ بِشَرِيكِ بْنِ سَحْمَاءَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "الْبَيِّنَةَ أَوْ حَدٌّ فِي ظَهْرِكَ". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِذَا رَأَى أَحَدُنَا عَلَى امْرَأَتِهِ رَجُلاً يَنْطَلِقُ يَلْتَمِسُ الْبَيِّنَةَ؟. فَجَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: "الْبَيِّنَةَ وَإِلاَّ حَدٌّ فِي ظَهْرِكَ". فَقَالَ هِلاَلٌ: وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ إِنِّي لَصَادِقٌ، وَلَيُنْزِلَنَّ اللَّهُ مَا يُبَرِّئُ ظَهْرِي مِنَ الْحَدِّ، فَنَزَلَ جِبْرِيلُ وَأَنْزَلَ عَلَيْهِ: ﴿وَالَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَاجَهُمْ وَلَمْ يَكُن لَّهُمْ شُهَدَاءُ إِلَّا أَنفُسُهُمْ فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّـهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ * وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّـهِ عَلَيْهِ إِن كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ * وَيَدْرَأُ عَنْهَا الْعَذَابَ أَن تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّـهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ * وَالْخَامِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّـهِ عَلَيْهَا إِن كَانَ مِنَ الصَّادِقِينَ ﴾ [النور: ٦-٩] فَانْصَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ فَأَرْسَلَ إِلَيْهَا. فَجَاءَ هِلاَلٌ فَشَهِدَ وَالنَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ أَنَّ أَحَدَكُمَا كَاذِبٌ، فَهَلْ مِنْكُمَا تَائِبٌ؟" ثُمَّ قَامَتْ فَشَهِدَتْ فَلَمَّا كَانَتْ عِنْدَ الْخَامِسَةِ وَقَّفُوهَا وَقَالُوا: إِنَّهَا مُوجِبَةٌ. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فَتَلَكَّأَتْ وَنَكَصَتْ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهَا تَرْجِعُ ثُمَّ قَالَتْ: لاَ أَفْضَحُ قَوْمِي سَائِرَ الْيَوْمِ فَمَضَتْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَبْصِرُوهَا فَإِنْ جَاءَتْ بِهِ أَكْحَلَ الْعَيْنَيْنِ، سَابِغَ الأَلْيَتَيْنِ، خَدَلَّجَ السَّاقَيْنِ، فَهْوَ لِشَرِيكِ بْنِ سَحْمَاءَ". فَجَاءَتْ بِهِ كَذَلِكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْلاَ مَا مَضَى مِنْ كِتَابِ اللَّهِ، لَكَانَ لِي وَلَهَا شَأْنٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4747